Falcao gënjeu për moshën, është më i vjetër!!

Radamel Falcao nuk është 27 vjeçar. Ky është lajmi që mund ta ketë shokuar Monacon, skuadër e cila ka paguar më së shumti para në histori të skuadrës për të.
Sipas mediave kolumbiane, Falcao del të jetë se i ka 29 vite, e jo 27 sa i ka në dokumentet aktuale. Në disa dokumente të shkollës, Falcao shkruan se është i lindur në vitin 1984 e jo në vitin 1986.
Poashtu edhe në dokumentet e Kupës së Botës oër U20-sha, Falcao ishte i regjistruar me dokumente që i bije se sot ai duhet ti ketë 29 vite. Rasti tani për moshën e Falcaos është i hapur dhe sipas mediave shpejt do të dokumentohet mosha e rrejshme e Falcaos./indeksonline/