E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali përgatit ofertë për Arteta


Arsenali raportohet se është duke synuar të transferojë mesfushorin e Evertonit, Mikel Arteta.

Sipas "Daily Mail", Arteta sapo është rikthyer nga dëmtimi i ligamenteve në gju këtë vit, por është rikthyer edhe më i fuqishëm dhe ka treguar disa paraqitje të shkëlqyera që kanë tërhequr vëmendjen e Arsenalit.

Problem për Arsenalin mund të jetë ngurrimi i Evertonit për ta shitur atë. Arteta, 28-vjeçar, është favorit në mesin e fansave të klubit nga Liverpooli dhe, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2012, negociatat janë në vazhdim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›