E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi/ 103 të vdekur nga rrëzimi i avionit, shpëton 8-vjeçarja


Një aksident tragjik është regjistruar në aeroportin e Tripolit në Libi. Një avion i një kompanie ajrore të Libisë që vinte nga Afrika e Jugut, ka shpërthyer gjatë kohës që do të ulej në pistë duke provokuar vdekjen e 103 personave, 93 pasagjerëve e 10 anëtarëve të ekuipazhit. Raportimet më të fundit bëjnë të ditur se një vajzë tetë vjeçare i ka mbijetuar këtij aksidenti fatal. Ajo është me origjinë holandeze. Lajmi është konfirmuar nga burimet e sigurisë së Libisë. Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e aksidentit. Siç bëjnë të ditur burime lokale, avioni është përplasur gjatë kohës që po kryente uljen në pistë. Avioni i përkiste kompanisë Al Afriqiyah dhe vinte nga Johannesburgu. Avioni është një Airbus 330 dhe pësoi aksidentin në fazën e uljes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›