E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali refuzon 20 milionë për Nasri?

Arsenali raportohet se ka refuzuar një ofertë të Manchester United në vlerën e 20 milionë paund për mesfushorin Samir Nasri.

The Guardian shkruan sot se United kishte bërë një ofertë fillestare javë më parë dhe tani pritet të vendosë nëse do të ofrojë aq sa kërkon Arsenali – 25 milionë paund.

United tashmë ka sjellë disa përforcime të bujshme këtë afat kalimtar, duke nënshkruar me Phil Jones, Ashley Young dhe David de Gea.

Nasri është në vitin e fundit të kontratës së tij me Topçinjtë dhe nëse nuk largohet këtë verë, ai mund të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit të ardhshëm. Për të në garë janë edhe Chelsea dhe Manchester City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›