E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini dëshiron Drogban si zëvendësim të Tevez

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është duke planifikuar t’i marrë Chelseat  sulmuesin Didier Drogba.

Daily Star shkruan se italiani ka bërë një listë të gjatë të emrave të cilët dëshiron të zëvendësojnë Carlos Tevez në Eastlands.
Në mesin e lojtarëve të cilët janë në planet e Mancinit përveç ikonës së Chelseat, Drogba, janë edhe sulmuesi i Barcelonës, David Villa, dhe ai i Atletico Madrid, Sergio Aguero.

Por është Drogba ai i cili kryeson listën e Mancinit, nëse ai humb Tevez gjatë kësaj vere

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›