E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Privatizimi i INSIG përmes një tenderi të hapur

Pas 10 minutav pushim ka nisur sërish seanca plenare e Kuvendit ku një prej pikave të diskutimit ka qënë edhe privatizimi i kompanisë Insig.Ministri i Financave, Bode gjatë fjalës së tij ka deklaruar se në fillim të vitit 2009 u duk se privatizimi do të ishte i suksesshëm, ndërsa vlerësimi i kompanisë nga këshilltari për privatizimin u krye gjatë 2008. Sipas tij, zhvillimet në tregjet globale dhe dalja nga kriza nuk konfirmuan të njëjtat kushte dhe të njëjtin interes të kapitalit për të investuar në tregun financiar. Bode informoi gjithashtu se kompania e interesuar për blerjen e INSIG, ka njoftuar përmes një letre Ministrinë e Financave, për ofertat e paraqitura që ato janë në shuma të limituara me vlerësimin fillestar gjatë vitit 2008. "Këshilltari përmend ofertat më të ulta, pasi çmimi aktual është caktuar para krizës botërore, dhe nuk reflekton vlerën reale që ka sot kompania INSIG. Në këtë kuadër këshilltari ka rekomanduar heqjen e kufizimit të çmimit në kuadrin ligjor, ose azhornimin e një tjetër çmimi, për interesin e blerësve të mundshëm të kësaj kompanie në tregun tonë", u shpreh ministri. Po ashtu Bode nënvizoi faktin se qeveria propozon mundësimin që privatizimi i shoqërisë "INSIG", të zhvillohet përmes një procedure të tenderit të hapur kombëtar, ku të lejohen edhe kompanitë vendasve. "Së dyti, formula e vlerësimit dhe privatizimit sipas rekomandimeve të këshilltarit të privatizimit rekomandohet, që neni 2 ka parashikuar heqjen si kusht ligjor të përcaktuar në nenin 4, duke krijuar mundësinë që vlerat e kompanisë së aksioneve 100% shtetërore të përcaktohet përmes një vlerësimi të ri të tregut që në përputhje me rregullat të miratohet nga KM", informoi ministri për të shtuar se do të jetë KM, që gjithë procesin e privatizimit do e miratojë përmes një vendimi të posaccëm të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›