E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali sërish në sulm për Lorik Canën

Edhe njëherë tjetër Arsenali është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare Lorik Cana. Arsen Venger është një nga admiruesit e kapitenit të Olimpikut të Marsejës, por për të zbutur kërkesën prej 12 milionë eurove dëshiron të përfshijë edhe mesfushorin afrikan Abu Diabi. Cana në Angli kërkohet edhe nga Liverpooli dhe Totenhami ndërsa në Gjermani për Kosovarin interesohet Bajerni,Hamburgu dhe Verderi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›