Klodian Duro firmos për AEL Limasol

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare të futbollit Klodian Duro i ka thënë po ofertës së klubit qipriot AEL Limasol. Duro ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me opsionin edhe për rinovim. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi për shtyp i skuadrës qipriote.Mund të themi se President i skuadrës së AEL ka qënë një nga ata që e dëshironin më shumë Duron në skuadër. Klodian Duro sezonin e kaluar u aktivizua po në kampionatim qipriot, por me Omonia Nikozian.