Bushati publikon listën për Lojrat Mesdhetare

Trajneri i Shpresave Shqiptare Artan Bushati ka publikuar listën e futbollistëve me të cilët do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare 2009-të.Pjesa dërrmuese e lojtarëve që janë grumbulluar për këto Lojëra janë nga Kampionati Shqiptar.Ky do të jetë një shans i mirë për këta lojtarë për të treguar vlerat e tyre. Shqipëria bën pjesë në Grupin e 1 me Spanjën dhe Tunizinë. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë me 27 qershor kundër Tunizisë ndërsa kundër Spanjës do të luajnë dy ditë më vonë.