Arsenali, tjetër fitore, Shalke gabon me Montpelje
Arsenali ka marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje të luajtura, duke mundur 3-1 Olimpiakosin, në një sfidë në dukje të lehtë, por që u dha mjaft probleme “Topçinjve”. Londinezët kanë luajtur me stilin e zakonshëm sulmues, ndërsa grekët janë munduar të bëjnë diçka me anë të kundërsulmit.
Goli i parë i ndeshjes mban firmën e Zhervinjo, që goditi saktë nga kufijtë e zonës. Në minutën e parë shtesë, Mitroglu barazoi gjithçka falë një goditjeje të saktë me kokë, duke trembur anglezët. Por, në pjesën e dytë loja ka marrë një tjetër kthesë, pasi Arsenali ka qenë më kërkues. Ishte Lukas Podolski ai që gjeti avantazhin në minutën e 56-të, ndërsa takimi u mbyll nga Aron Ramsi në sekondat e fundit.
Fitorja e mbrëmshme e çon Arsenalin në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjeve të para, duke i dhënë kësaj skuadre më shumë qetësi në prag të përballjes së dyfishtë me Shalken. Ndërkohë, në takimin tjetër të këtij grupi, Shalke 04 ka humbur një shans të artë për të marrë 3 pikë të plota nga ndeshja me Montpeljenë. Francezët realizuan të parët me anë të Fana, por Draksler barazoi gjithçka në minutën e 26-të, falë një asisti të mrekullueshëm të Huntelar. Në pjesën e dytë, francezët mbetën me 10 vetë pas faullit të Bokalit dhe Huntelar kaloi Shalken në avantazh me penallti. Por, kur gjithçka mendohej e mbyllur, Kamara barazoi shifrat dhe Montpelje merr kështu pikën e parë, duke ndëshkuar skuadrën gjermane.
(a.k/Altin Latifi/BalkanWeb)