E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazojnë kampionët

Kampioni i Anglisë, Manchester City ka barazuar me atë të Gjermanisë, Borussia Dortmund, me rezultat 1:1, në një ndeshje me plot raste, sidomos nga ana e skuadrës gjermane. Real Madridi u tregua i sigurt ndaj Ajaxit dhe e regjistroi fitoren e dytë, njëjtë si Arsenali, Porto e Malaga. Milani e shijoi fitoren e parë, ndaj Zenitit, ndërsa Dinamo Kievi i Admir Mehmedit ishte më i mirë se Dinamo Zagrebi i Fatos Beqirajt.

Kampioni i Anglisë, Manchester City ka barazuar me atë të Gjermanisë, Borussia Dortmund, me rezultat 1:1, në një ndeshje me plot raste, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ekipi gjerman ka qenë më i mirë dhe ka krijuar disa mundësi të qindpërqindta shënimi, ndërsa shansin më të mirë e pati Mario Gotze, që qëlloi tërthorësen.

Ndërkaq, golin e avantazhit për verdh e zinjtë e shënoi Marco Reus. Kurse, në fund të takimit, Mario Balotelli i barazoi shifrat nga penalltia, pasi më parë Subotic e preku topin me dorë.

Ndërkohë, Real Madridi u tregua i sigurt ndaj Ajaxit dhe e regjistroi fitoren e dytë. Cristiano Ronaldo ka shënuar tregolësh për ekipin e Jose Mourinhos, kurse një tjetër e shtoi Karim Benzema. Për ekipin holandez, golin e nderit e shënoi Moisander.

Trepikëshit të dytë iu gëzuan edhe Arsenali, Porto e Malaga, që mposhtën Olympiakosin, PSG-në, respektivisht Anderlechtin.

Kurse, Milani e shijoi fitoren e parë, në shtëpi të Zenitit. Dinamo Kievi i Admir Mehmedit ishte më i mirë se Dinamo Zagrebi i Fatos Beqirajt.

Liga e Kampionëve

Grupi A

Rezultatet

Dynamo K. – Dinamo Z. 2:0

Porto – PSG 1:0

Tabela

1. Porto 6 pikë

2. PSG 3

3. Dinamo K. 3

4. Dinamo Z. 0

Grupi B

Rezultatet

Schalke – Montpellier 2:2

Arsenal – Olympiacos 3:1

Tabela

1. Arsenal 6

2. Schalke 4

3. Montpellier 1

4. Olympiacos 0

Grupi C

Rezultatet

Zenit – Milan 2:3

Anderlecht – Malaga 0:3

Tabela

1. Malaga 6

2. Milan 4

3. Anderlecht 1

4. Zenit 0

Grupi D

Rezultatet

Man City – Borussia Dortmund 1:1

Ajax – Real Madrid 1:4

Tabela

1. Real Madrid 6

2. Borussia D. 4

3. Manchester City 1

4. Ajax 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›