E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porto ndëshkon PSG-në

Paratë e Paris Saint-Germain nuk kanë mjaftuar për të nxjerrë rezultat pozitiv përballë Portos. Ekipi portugez ka triumfuar me rezultat 1-0.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 83-të nga James Rodriguez, ndërsa ky ishte një gol i merituar nga ekipi vendas.

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Dynamo Kyivi ka realizuar fitore prej 2-0 kundër Dinamo Zagrebit.

Grupit A i prin Porto me gjashtë pikë, ndërsa Paris Saint-Germaini dhe Dynamo Kyivi kanë nga tre pikë pas dy xhirosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›