E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin: Arsenali nuk është në gjendje për të fituar Premier Ligën

Anësori i Arsenalit, Andrey Arshavin, beson se Topçinjtë nuk janë aq të fortë saqë të konkurrojnë me Manchester Unitedin dhe Chelsean për titullin e Premier Ligës.
"Unë vazhdoj ta mbështes mendimin se për të fituar trofe, Arsenalit i duhen më shumë lojtarë", ka thënë rusi për The Mirror, duke përmendur largimin e Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure, si dhe dëmtimet e Robin van Persie, Kieran Gibbs dhe Aaron Ramsey.
"Premier Liga është shumë interesante për mua, së paku derisa po vazhdojmë të luftojmë për ta fituar. Mirëpo, pa lojtarë të ri me përvojë do të jetë shumë vështirë për të arritur sukses", ka shtuar Arshavin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›