Arrestohet presidenti i ekipit të Burrelit

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot presidentin e ekipit të Burrelit Murat Koliqi. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ndeshjes mes ekipit të Sopotit të Librazhdit me ekipin e Burrelit ai ka goditur vëzhguesin e FSHF-së për këtë ndeshje Sazan Velçanin.
Ndeshja e prapambetur Sopoti-Burreli e vlershme për javën e 16-të të kategorisë së parë u zhvillua në orën 14:00 në Librazhd dhe përfundoi me rezultatin 1-0 për ekipin librazhdiot.
Ndeshja e prapambetur Sopoti-Burreli e vlershme për javën e 16-të të kategorisë së parë u zhvillua në orën 14:00 në Librazhd dhe përfundoi me rezultatin 1-0 për ekipin librazhdiot.