E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piersilvio Berlusconi : Balotelli? Vështirë se mund të luajë për Milanin

Piersilvio Berlusconi, i biri i presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se gjasat që sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, të transferohet te Milani janë të vogla.
Të mërkurën paradite, Silvio Berlusconi tha se Balotelli ka fytyrë milanisti, mirëpo është djali i tij që e kundërshton atë.
"Balotelli është i mrekullueshëm dhe ai është një talent që na intereson, por mendoj se transferimi i tij te Milani është i vështirë".
I pyetur se a do të ishte në rregull shitja e klubit, nga pronari i Mediaset dhe Fininvest, i biri i Berlusconit u përgjigj: "Milani është pjesë e zemrës së babait tim dhe nuk mendoj se ai dëshiron t'ia mohojë vetes këtë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›