Arshavin kthehet ne nje hero per Arsenalin
Arshavin nuk mund te luaje ne ndeshjet e Liges se Kampioneve, sepse ai eshte aktivizuar me Zenit Shen Peterburgun, ne pjesen e pare te ketij sezoni. Ne ndeshjet e radhes, ndaj Mancester Junajtid, Arsen Venger duhet te llogarise nje mungese te rendesishme ne mesfushe, autorin e golave ne ndeshjet e fundit, ndaj Liverpulit. Nje ndeshje argetuese, ne Premier Lige. Liverpul -Arsenal 4-4. Djemte e Benitezit shenuan nje tjeter shifer 4-4, pas ndeshjes se Liges se Kampioneve, me Celsin. Ndaj topcinjve, Liverpuli luajti nje ndeshje madheshtore, qe rrezikoi deri diku edhe objektivin per te fituar titullin kampion, ne Shqiperi. "Nuk mendoj se jam pershtatur plotesisht me ekipin, sepse ne pjesen e pare te ndeshjes isha i qete dhe e pranova per nje moment, kur shenova gol, - theksoi rusi - do te jete e veshtire, por do te perpiqem, me duhet kohe. Jam nje lojtar i ri, jam ne sezonin tim te pare ne Angli dhe kam ende shume per te mesuar dhe te permiresohem me tej."- theksoi lojtari i Arsenalit. Me tej Arshavin shtoi: "Kam shenuar vetem nje triplete ne karrieren time.Ndihem mire, por gjithashtu edhe i zhgenjyer sepse ne nuk shenuam nje fitore, ne ndeshjen e fundit. Te dyja ekipet deshironin qe te fitonin ndeshjen. Cfare mund te them me teper? Ishte nje ndeshje e pabesueshme, por e tille eshte Anglia", shtoi ai. Arsenali, tani eshte i pamposhtur ne Premier Lige, per 19 ndeshje, do te prese Midellsborun ne ndeshjen tjeter dhe me 29 Prill, ne "Old Tratford" do te perballet me Mancester Junajtid. Ai u shpreh: "Goditja me e madhe ndodhi ne pjesen e pare, kur pesuam dy gola dhe ndeshkimi nuk erdhi, per meriten krijuese te Liverpulit. Faji me shume ishte i yni, ne pesimin e golave", - theksoi Arshavini. "Tani ne duhet te vazhdojme qe te ecim me rrugen e rezultateve pozitive. Nuk duhet te mundemi ne ndeshjet e mbetura te Premier Liges dhe gjithashtu duhet te kualifikohemi patjeter, ne Ligen e Kampioneve", - u shpteh rusi. Trajneri, Rafael Benitez theksoi se ekipi i tij beri disa gabime, gjate barazimit 4-4. Trajneri i Liverpulit u shpreh se ekipi i tij pas barazimit nuk do te dorezohet, ne garen e titullit kampion. "Gjeja me pozitive ishte se shenuam kater gola ndaj Arsenalit dhe zhvilluam nje ndeshje te mire", - shtoi Benitez. "Por kemi mundesi qe te fitojme titullin dhe do t'i luajme te gjitha "kartat" dhe do te shfaqim mundesite tona", - perfundoi Benitez.