Valdes-Realit: Ndjese, kerkojne vetem humbesit
Dy jave para se te luhet "el-clasico", ose sic njihet ndryshe, sfida madheshtore qe mbetet pjese e historise se futbollit boteror, trajneri i Realit te Madridit deklaroi se nuk frikesohet nga kundershtari, por nga ndonje vendim i gabuar i gjyqtarit, qe mund te ndryshoje rrjedhen e ndeshjes, madje ai theksoi se disa gabime ne te kaluaren e kane ndihmuar Barcelonen, dhe kjo e fundit te pakten duhet te kerkoje ndjesi per kete. Ramos tha se fitorja do te jete alternativa e vetme. Kunderpergjigjet mbrojtesi i Barcelones, Daniel Alves, qe deklaron se faljet i perdorin vetem ata qe e ndjejne humbjen. Barcelona eshte ekipi qe kerkon te arrije cdo sukses, ne kete edicion. Ne Spanje kane nisur debatet, mes Real Madridit dhe Barcelones. Alves tha se trajneri i Realit te Madridit nuk duhet te merret dhe te kontestoje vendimet zyrtare, te gjyqtareve ne ndeshje. "Faljet sherbejne per ata qe ndihen te humbur dhe ne, kurre nuk do t'i perdorim ato. Nese fitojme apo humbim, ne ndeshje do ta mbajme koken lart".