E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, mban "celesin" e kampionatit

Lushnja dhe Bylisi do te perballen me blute kryeqytetas, per te diktuar ekipin qe do te bjere me poshte

Synimi i Dinamos, ne pese javet e mbetura te kampionatit, eshte qe te siguroje patjeter nje bilete ne UEFA, qe do te thote se vendi i trete do te jete i mjaftueshem, ne fund. Sfida e radhes, me Shkumbinin e Peqinit, do te jete vendimtare per objektivin final te ekipit qe drejtohet nga trajneri, Shkelqim Muca. Njeshi i stolit dinamovit theksoi se mundesite jane te medha, qe skuadra e drejtuar prej tij, te marre maksimumin dhe beson se vendi i trete do t'i perkase, kampioneve ne fuqi. "Kemi nje ndeshje vendimtare me Shkumbinin", - theksoi Muca. Dinamo do te ndeshet ne kater javet mbyllese te kampionatit, me dy ekipet pretendente per titullin kampion dhe me dy ekipe qe rrezikojne renien ne nje kategori me poshte. Kesisoj, kampionet ne fuqi do te kene ne dore fatet e ekipeve qe kerkojne sukses, ne te dy anet, ne krye per t'u shpallur kampion dhe ne fund, per ekipin qe do te bjere ne nje kategori me poshte. Vllaznia nuk ka fituar asnje ndeshje me Dinamon, ne kete edicion, madje ne dy perballjet qe ka zhvilluar ne "Loro Borici" eshte mundur ne te dy rastet. Edhe ne ndeshjet e trete qe pritet te zhvillohet ne Shkoder, te besuarit e Dervish Haxhiosmonovicit duhet te llogarisin fitoren me Dinamon, para se te mendojne fitimin e titullit kampion. Tirana, ndonese njeh suksese ne perballjet direkte me Dinamon, ne ndeshjen e mbetur, duhet te llogarise edhe nje arme me shume per kundershtarin, trajneri Muca, qe i njeh mire bardhbelute. Kalendari i ndeshjeve te Dinamos do te mbyllet, me perballjet ndaj Bylisit. Ballshiotet jane ankuar se gjykimet i kane denuar si skuader, por nese fitojne ne fund me Dinamon, mund t'i shpetojne zones se ftohte. Para se te mendohet nje sukses, ndaj kampioneve ne fuqi, Bylisi do te kete mesuar edhe perfundimin e ndeshjes mes Dinamos dhe Lushnjes, e cila do te luhet dy jave me vone. Per te qendruar mes me te mirave, Bylis kerkon qe te ngjitet mbi dy ekipet e fundit dhe nepermjet nje ndeshje "play-out". Ne beteje, ndonese nuk do te ndeshet direkt me Dinamon, jane edhe Apolonia, Partizani, Flamurtari dhe Elbasani. Llogarite matematikore, te seciles skuader behen me kujdes, cka do te thote se Dinamo eshte skuadra qe me rezultatet qe do te arrije, pritet te percaktoje fatet e skuadrave te Kategorise Superiore. Ekipet qe do te perfaqesojne vendin tone, ne kete edicion, ne kupat e Evropes, do te jene nje ne Ligen e Kampioneve dhe tre ne kupen UEFA. Kesisoj, nese do te vendi yne do te kishte dy ekipe ne UEFA, jo tre si kete vit, Dinamos i duhet te luante per vendin e dyte, cka do t'i motivonte edhe me shume blute kryeqytetas, per te marre maksimumin e duhur, ne fushe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›