Arshavinit i sos durimi per Arsenalin
Organizatori i kombetares se Rusise, Andrei Arshavin eshte bllokuar disa here nga klubi, per te kaluar ne radhet e Arsenalit. Kjo gje e ka revoltuar lojtarin, sikurse edhe agjentin e tij. Arsenal eshte ne pritje te konfirmimit te pales ruse, ndersa keta te fundit i kane shtuar kerkesat per te arritur nje marreveshje perfundimtare. "Fatkeqesisht nuk ka asgje zyrtare," - theksoi agjenti i lojtarit, Denis Lakter. - "Bisedimet kane ngecur te parate," - shprehet lojtari. - "Pozicioni i klubit mbetet i pandryshuar dhe kjo eshte e verteta me te cilen jemi perballur per nje kohe te gjate." Sipas tij, ne rast se nuk arrihet marreveshje, atehere lojtari, do te perpiqet te shkeputet nga kontrata me Zenit Shen Peterburg. "Nese situata do te mbetet e pandryshuar do te perdorim Artikullin 17 te FIFA-s, per te larguar pergjegjesite e lojtarit nga kontrata me klubin. Ne kete situate, Zenit do te mbetet me keq akoma," - thekson menaxheri i futbollistit ne fjale. "Nese Andrei do te jete i lire ne treg, atehere do te kete edhe oferta te tjera nga Anglia, Spanja dhe Italia." Arsenali deklaroi se i ka afruar 12 milione sterlina "kesh" ne tavoline klubit rus, por Zenit pretendon se lojtari vlen me shume dhe per kete arsye, nuk kane vendosur qe te shese kartonin e tij.