Itali, arrestohen 4 shqiptar për trafik droge
Katër shqiptarë janë të arrestuar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të policisë italiane, të koduar Beautiful 2008” policia sekuestroi mbi 4 kg lëndë narkotike.
RAVENA- Karabinierët e provincës së Ravenës në Itali zbuluannjë organizatë të trafikut ndërkombëtar të heroinës, kokainës, hashashit. Në pranga përfunduan Erion Malko, i njohur me emrin Erion, shqiptar 28 vjec, aktualisht ndodhet në burg në Ravena për të njëjtat krime, Almarildo Mitrushi, i njohur Lido shqiptar 44 vjec, me banim në Ravena Roland Qirko, i njohur si Koli ose Landi, shqiptar 22 vjec i cili banonte me Mitrushin, Fatmir Xhahysa, i njohur si Miri, shqiptar 24 vejc 24 vjec i burgosur në Latina, si dhe një shtetas italian.
Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar ‘Beautiful 2008' i cili coi në arrestimin e 11 personave, si dhe në sekuestrimin e 3.1 kg marihuanë, 1.1 kg heroinë dhe 48 gr kokainë. Gjithashtu policia sekuestroi 12.630 euro të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
(s.g/BalkanWeb)