Gjendet një i ri i pajetë, nën borë për 23 ditë
U izolua nga bora rreth 20 ditë më parë disa metra larg shtepise dhe nuk mundi të shkojë në fshatin e tij. Këtë ka bërë të ditur Policia e Dibrës për trupin e pajetë të një të riu të gjetur sot nën borë prane fshatit Rec
DIBER-Një i ri është gjetur i pajetë sot në rrethin e Dibrës. Dyshohet se i riu është izoluar nga bora dhe se trupi i tij ka mbetur nën borë për ditë me radhë. Policia e Dibrës është sinjalizuar sot se në afërsi të fshatit Rec në Dibër është gjetur një trup i pajete. Pasi ka mbërritur menjëherë në vengjarje, është konstatuar se shtetasi i pajetë ishtë një banor i fshatit Rec. Nga dokumentat që mbante në trup u bë i mundur dhe identifikimi i shpejtë i tij. Ai quhet Hysen Leka i moshës 34 vjec. Trupi i pajetë nuk ka patur shenja dhune, dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja të ketë ardhur si pasojë e të ftohtit. 34 vjecari rezultonte i zhdukur prej 23 ditësh, që në kohën kur në zonë filluan reshjet e dendura të borës. Policia dyshon se trupi mund të ketë mbetur nën borë po aq ditë nën borë.
(d.b/BalkanWeb)