E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsim pa arsye ose pse nuk e dua shkollën

Monika Shoshori Stafa

MONIKA SHOSHORI STAFA

- Ja çdëshmohet prej anketimeve, statistikave dhe të dhënave të UNICEG-it -

Analfabetizmi nuk është një figurë, por një kërcënim i vërtetë. Dhe nuk është fjala për disa dhjetëra fëmijë romë apo familjesh të ardhura që duhet të nxjerrin bukën e gojës duke larë makinat në kryqëzim për dhjetë lekë të vjetra. Nuk është fjala për malësitë e veriut, ku ende fantazma e kanunit ngujon dhe fëmijët. Është fjala për shkolla me emra në zemër të Tiranës, ku analfabetizmi po rikthehet në formë klasike e të tërthortë, si padije dhe deri edhe si pazotësi për të përdorur gjuhën amtare.

Përse shkollat janë të mërzitshme për fëmijët shqiptarë?

Të braktisësh shkollën – kjo është një ndër gjërat që ti nuk do të doje kurrë ti ndodhë fëmijës tënd. Si prind, të gjithë ne do të donim të dinim pse fëmija ynë e ka humbur interesimin ndaj shkollës dhe hapi i parë që bëjmë sigurisht është të dimë shkaqet. Psikologët thonë që ka një seri shkaqesh që mund ta mbajnë larg një fëmijë nga shkolla, si: përpjekjet për arritje akademike dhe arritjet e ulëta ose vështirësitë e të nxënit; probleme me fëmijë të tjerë; abuzime me substancat (droga, duhani, alkooli); një situatë familjare jo e mirë; presioni i moshatarëve. Këto, por jo vetëm, e nxisin një fëmijë të jetë pak i interesuar për të shkuar në shkollë. Por edhe një gjë shpeshherë harrohet të thuhet: fëmijët janë subjekt i mësimeve të mërzitshme dhe i mënyrës po aq të mërzitshme të mësimdhënies. Edhe në shkollat më të mira, ne shohim mësues të pamotivuar, duke ndikuar direkt në cilësinë e të nxënit nga ana e fëmijëve, duke mos u dhënë mundësinë atyre të ushtrojnë potencialin e duhur për të zhvilluar dhe për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë. Me dhjetëra e dhjetëra trajnime janë ndërmarrë në vite për të përmirësuar mësimdhënien, për ti bërë shkollat sa më miqësore, për ti bërë fëmijët të ndihen komodë e të shprehen lirshëm dhe pa u paragjykuar, mirëpo, me gjithë përpjekjet, përsëri shkollat vazhdojnë të vuajnë cilësinë e mësimdhënies.

Si po kthehet analfabetizmi?

Në shkollën Konferenca e Pezës, si në të gjitha shkollat e Tiranës, për shkak të ndryshimeve dinamike të dy dekadave të fundme; si dhe për shkak të qëndrimit të paqartë ndaj gjuhës letrare; komunikimi brenda dhe jashtë orës së mësimit është vështirësuar jashtëzakonisht. Nxënësit imitojnë njëri-tjetrin: myzeqarin, labin, tropojanin, dibranin, ashtu si në emisionet humoristike televizive, sepse shkalla e zotërimit të shqipes prej tyre është shumë e kufizuar, jo pse kanë ardhur prej periferive, jo pse nuk ka më popullsi homogjene, por sepse vetë gjuha shqipe nuk e ka më autoritetin e saj në shkollë. Dhe analfabetizmi, para së gjithash, ka të bëjë me shkallën e përdorimit të gjuhës.

Pas dy dekadash diskutimi nëse duhet të mbahet kjo gjuhë letrare që kemi apo jo, duket sikur çështja e gjuhës ka mbetur një çështje në vullnetin e mësuesit. Kjo është arsyeja që nxënësit sot po përqeshin jo vetëm njëri-tjetrin dhe me njëri-tjetrin e bëjnë miqësisht, por edhe mësueset e tyre, të cilat jo vetëm që nuk japin ndonjë shenjë afrimi me gjuhën letrare, por, përkundrazi, sikur duan ta theksojnë prejardhjen e tyre, të krenohen me të, të identifikohen me të dhe të krijojnë autoritet me të. Në fakt, njerëzit e formuar kanë prirjen për të tërhequr periferinë drejt qendrës në pikëpamjen kulturore dhe të nivelit të arsimit, kurse njerëzit mediokër duan të tërheqin qendrën drejt periferisë dhe ti imponojnë asaj dialektin, lahutën, qeleshen, plisin.

Si e shikojnë fëmijët të ardhmen e tyre?

Mjekët, mësuesit dhe lojtarët e futbollit janë ndër profesionet më të preferuara nga fëmijët për të ardhmen e tyre. Shumica e fëmijëve mendon se Shqipëria do të bëhet një vend shumë i mirë dhe akoma më i mirë për të jetuar. Ata mendojnë se arsyeja për këtë do të jetë përmirësimi i situatës ekonomike. (48 për qind). Fëmijët duan një Shqipëri me një situatë më të mirë ekonomike (23 për qind), ku gjithsecili të ketë një punë (16 për qind), një vend të qetë (15 për qind) pa kriminalitet/dhunë (12 për qind).

Sikur të mos mjaftonte kjo, në tekstet shkollore parauniversitare nuk ka më një lëndë të gjuhës, por ka një letërsi, gjuhë e komunikim së bashku, në të cilën as njohuritë gjuhësore dhe as ato letrare nuk jepen mjaftueshëm. Me një fjalë, kot që u fol për një provim mature gjuhe dhe letërsie, sepse ska as gjuhë, as letërsi më vete në shkolla, por diçka të midistë. Këto lloj hibridesh si rregull edhe gjetiu kanë dështuar.

Po le tu shtojmë këtyre fakteve edhe diçka tjetër: teksteve të letërsisë dhe të gjuhës u janë shtuar autorët e ndaluar veriorë, të diasporës e të Kosovës, një pjesë e të cilëve kanë shkruar në të folme lokale, shpesh tejet konservatore, si Fishta, Koliqi, Camaj dhe të tjerë. Ky hap ka qenë i domosdoshëm dhe i vështirë. Mësueset me të cilat biseduam e pranojnë se pikërisht me integrimin e këtyre autorëve kanë më shumë vështirësi, sepse kompetenca gjuhësore e nxënësve për leximin e letërsisë në dialekt, pa folur për arbërishten, janë tejet të kufizuara. Ndërkohë botimet e përshtatura dhe njohuritë dialektore jepen fare shkurt, për të mos thënë aspak. Imagjinoni si mund të lexohet Fishta, bie fjala, në një tekst shkollor ku të gjitha zanoret e poezive të tij nuk kanë më theksa. Imagjinoni një poezi të Camajt të lexuar pa zanoret hundore, të cilat as mësueset vetë nuk e dinë çjanë. Ky është

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›