E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Rama-Meta propozuan emrin tim për President

TIRANË-Edhe pse procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri përfundoi, nuk kane marre fund ende debatet rreth tij. Paskal Milo kryetari i PDS, aleat i PS bëri të ditur sot se e majta jozyrtarisht propozoi emrin e tij tek kryeministri për President, por ky i fundit e hodhi poshtë me një argument të vetëm.
I ftuar në emisionin ‘Studio24’ të Denis Mingës, Milo zbuloi se takimi Rama-Meta prodhoi një emër që mund të ishte kandidati i opozitës për President.
“Janë cuar disa emra në tavolinën e z Rama. Emri im është propozuar, është diskutuar në tavolina të ngushta në biseda liderësh politikë të së majtës dhe së djathtës. Të enjtën e shkuar është bërë një kompromis mes liderëve të së majtës Ramës dhe Metës për emrin tim sic më kanë konfirmuar burime të sigurta. Është shkuar tek z Berisha dhe ai e ka refuzuar duke e argumentuar se poqese do hapet kapitulli i kandidaturave politike, ai do ia adresojë kandidaturave të partisë së tij”.

Milo vuri në dukje se për këtë arsye nuk arriti të bëhej kandidat, sepse askush nuk e propozoi dhe shton dhe faktin se pse nuk u vetëshpall si i tillë. “Jo, nuk kam qenë kandidat dikush do duhet te më kishte propozuar zyrtarisht ose do isha vetëshpallur, nuk e kam bërë sepse duhet të matësh forcat para se të hysh në garë. Duhet mbështetje politike e cila nuk u dha publike për shumë arsye”.

Lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, kreu i PDS akuzoi opozitën se veproi keq. Sipas tij, kjo ishte një garë që në vend që të prodhonte emra, prodhoi dicka tjetër, kulisa.
“Në radhë të parë opozita shqiptare për mendimin tim ka vepruar keq. Kam qenë kundër mënyrës sesi u administrua procesi i zgjedhjes së presidentit të republikës dhe kjo ka qenë një arsye pse qëndrova mënjanë sepse nuk isha i bindur se do kishim një proces të pastër politik të ndershëm. Nuk pati një gare emrash, por pati një gare emrash me kulisa. Dhe opozita ka patur emra, jo të konslutuar pa dyshim si opozitë”.

Sipas Milos, opozita i kishte të gjitha mundësitë që të shndërronte procesin në favor të saj dhe të dilte superiore.
“Mendoj dhe opozita duhet të zhvillonte një fushatë politike publike me kandidatura të vecanta dhe jo aq shumë sa do mund të fitonte në Kuvendin e Shqipërisë, por ta shndërronte procesin e presidentit në fushatë politike ku ajo do merrte mbështetje do dilte superiore. Duhej shfrytëzuar fushata për të nxjerrë emra dhe jo për të bërë kulisa. Gjatë gjithë kohës u fol për emra që nuk kanë dhënë kontribut në politikën hqiptare dhe asnjë përvojë në diplomaci”.

Milo nuk ngurroi nëpërmjet emisionit televiziv t’i uronte Bujar Nishanit zgjedhjen në krye te shtetit.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ismail Kadare: Përse doja gjeneral Lleshin për President

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›