E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur populli i majtë ska nishan

Arben Manaj

ARBEN MANAJ  

Tashmë koalicioni i ndërroi sërish nishanet, dhe Shqipëria siç e parasheh Kushtetuta ka një president të ri. Në fund të fundit, më mirë, një president si ky, sesa një president të kapur, siç u zbulua në kohë. Edhe pse sjam i bindur për moszbulimin e tij nga ata që e propozuan dhe donin ta përdornin.

Ka shumë të pakënaqur dhe të kënaqur nga kjo përzgjedhje, dhe kjo ka arsye respektive.

Berisha dhe të tijtë, panë mikrointeresat e tyre politike dhe personale, jo ato makro të Shqipërisë, pa pyetur, madje as partnerët ndërkombëtarë në këtë harakiri politik.

Ose edhe mund ti keni pyetur dhe të kenë marrë bekimin e tyre, në mënyrë diplomatike, pas kuintave, edhe pse ata nuk shkojnë në Parlament, si në rastet e mëparshme të kontestueshme, duke i quajtur burrë shteti, apo edhe duke i uruar me një dolli me birra e kërnacka Korçe nga bradëusteri i OSBE-së. Por kjo do konfirmohet ose shkonfirmohet më vonë.

Berisha, mendoi për pushtetin e tij të sotëm dhe të nesërm, pasi e di se çfarëdo që të bëjë Ai në Tiranë, askush nuk do merret dhe ska kohë të merret me të, se kanë sëkëlldira të tjera. Plus, e di që Europa është blu politikisht, dhe sterrë e zezë ekonomikisht.

Edhe nëse Shqipëria e merr statusin e vendit kandidat, që unë besoj se do e marrë, jo se e meriton, por ngaqë ka sebep në nëntor Shqipëria,  ky status nuk është se do të thotë shumë, në fund të fundit.

Disa miliona euro të padhëna për bujqësinë shqiptare, nuk do të ndryshojnë brenda ditës dhe brenda vitit jetën e ruralëve dhe as cilësinë e tyre, për shkak të pamjaftueshmërisë.

Politikisht, ky status, që Maqedonia ka vite që e ka, nuk është se i ka bërë më të lumtur në përditshmërinë e tyre, as maqedonasit, as serbët, dhe ska arsye që për shqiptarët të jetë ndryshe.

Ndaj Berisha dhe Meta kanë përllogaritur me guximin e një tifozi në një stadium kur shajnë arbitrin kur polici nuk është afër ti dëgjojë, dhe të marrin presidentin, të marrin në kohë Prokurorin e Përgjithshëm, KQZ-në, e çfarë ka mbetur tjetër, dhe fundja pse jo në dogana edhe tabela mund të ndërrohet në Welcome to Russia.

Ndërkohë, opozitarët nuk duhet të ankohen fare për autogolat e tyre. Vetë i sollën gjërat në këtë derexhe, dhe sot po u shohin hajrin. Sakaq, opozitarët e thjeshtë të majtë, të mprehin thepin dhe të marrin mirë nishan herën tjetër, kur të votojnë, që votat e tyre të mos çojnë dhe mbajnë në pushtet Nishanët e djathtë, historikisht pakicë.

Kur populli i majtë ska nishan burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›