E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi 9-vjeçar, parashikohet ulje e ngarkesës

TIRANE - Kurrikulat e reja të arsimit bazë nuk do të zbatohen vitin e ardhshëm shkollor, por do të nisin për vitin shkollor 2015-2016.
Specialistët që janë marrë me ndryshimin e tyre shpjegojnë disa nga risitë që do të sjellë ndryshimi në arsimin 9-vjeçar. Ata thonë se në radhë të parë do të shmanget ngarkesa në mësime pasi do të synohet integrimi i disa lëndëve në një të vetme.

“Po diskutohet një draft i planit mësimor dhe ky draft synon që të arrihet një ulje e ngarkesës si fizike, në orë, ashtu dhe konceptuale në programe. Pra, në momentin që arsimi fillor do të shtrihet nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë ne po synojmë një integrim të lëndëve në mënyrë që njohuritë të mos kenë mbivënie. Kjo nënkupton që hartuesit e tre programeve, po themi të fizikës, të kimisë dhe të biologjisë, të vijnë së bashku të shohin se cilat njohuri mbarten me anë të njërës lëndë dhe cilat me anë të lëndës tjetër dhe të eliminojnë mbivëniet”, - tha Tidita Abdurrahmani, drejtoreshë e Institutit të Zhvillimit të Arsimit.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›