Tropojë, 45-vjeçari vret bashkëshorten për nderin e humbur të vajzës
TROPOJE - Konflikti për shtatzëninë e vajzës 20-vjeçare ka shkaktuar dramë në një familje në rrethin e Tropojës. "Humbja e nderit" nga ana e së bijës e ka çuar deri në marrëzi 45- vjeçarin Xhemal Abazi.
Ndërsa po debatonte ashpër me të shoqen për "turpin" që iu kishte zënë derën, kryefamiljari e ka qëlluar atë me tre plumba pistolete, duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja e rëndë, që shënon krimin e radhës brenda familjes, ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Luzh të Komunës së Llugajt. Pas ekzekutimit të bashkëshortes Naime Abazi, autori i krimit është vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë me dije se nëna e 4 fëmijëve u vra pas një sherri të çastit nga burri i saj.
VRASJA
Xhemal Abazi është tronditur kur ka mësuar se e bija kishte pasur lidhje me një djalë pa dijeninë e tij dhe kishte ngelur shtatzënë me të.
I gjendur ngushtë përballë opinionit të zonës, ai ka filluar të grindet ashpër me të shoqen, të cilës i ka kërkuar llogari se përse kishte lejuar që vajza e tyre t'i turpëronte dhe t'u ulte kokën.
Sherri mes dy bashkëshortëve, i cili ka nisur në orët e mbrëmjes të së premtes, ka degjeneruar deri në vrasje, rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)