SHBA, gara republikane, kandidatët përgatiten për votimin e së martës

Romney kryeson sondazhet, ndërsa e ndjek me vetëm pak pikë diferencë Rick Santorum
Vetëm pak ditë i ndajnë kandidatët republikanë për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara nga votimi i rëndësishëm "i së martës së madhe", ku zgjedhjet paraprake zhvillohen në 10 shtete. Ish- guvernatori i Masachusetsit Mit Romney udhëheq sondazhet kombëtare, ndërsa ish- senatori amerikan Rick Santorium kryeson sipas sondazheve në shtetin e rëndësishëm të Ohaios. Ronmey vë në shënjestër presidentin amerikan Barak Obama .
"Ky është një president i cili nuk e kupton energji. Ai është problemi. Ai nuk është zgjidhja. Është koha për ta larguar atë nga zyra, dhe të hyjë dikush që merr vesh nga energjia e sigurtë"
Sipas një sondazhi kombëtar të zhvilluar nga Gallup, Romney ka 35 për qind të mbështetjes, ndërsa Santorium vetëm 24për qind. Kandidatët e tjerë, ish- kryetari i dhomës së përfaqësuesve Neët Gingrich dhe përfaqësuesi i Texasit Ron Paul, kanë nga 15për qind dhe 11 për qind respektivisht.
Ish senatori Rick Santorum tha se republikanët duhet të përqëndrohet në idetë, dhe te mos perpiqen të sulmojne Obamën.
"Ne nuk mund ta fitojmë këtë garë duke sulmuar presidentin Obama. Jo ne nuk do ta bëjmë këtë . Kjo nuk është një formulë fituese. Një e tillë janë idetë e mira”-tha Santorium
Por sipas një sondazhi në Ohaio, Santorium ka 35 për qind të mbështetjes së votuesve republikanë , ndërsa Romney ka 31 për qind, Gingrich është i treti me 17 për qind ndërsa Paul është në shifrën 12 për qind.