Rama sot ne Shkoder Bregu mburoje e aktivitetit te se motres
UPDATE- Protesta dhe korrupsioni ne qeveri kane qene kryefjala e kreut te Partise Socialiste Edi Rama ne ndalesen e tij ne Shkoder. Duke iu referuar shkembimit te akuzave ne distance ndermjet PS-se dhe Ministres se Integrimit Majlinda Bregu Rama tha se Bregu u justifikua duke sulmuar opoziten dhe se duke mos u distancuar nga motra dhe kunati ajo po behet mburoje e gjithe ketij aktiviteti.
Qeveria eshte e zhytur ne llumin e korrupsionit vazhdoi me tej kreu socialist faktet e korrupsionit po dalin ne drite cdo dite dhe ne provat e ketij korrupsioni do tI cojme ne Prokurori tha Rama
Akuzat ne drejtim te deputetit te PS-se Ilir Beqja Kreu socialist i quajti shpifje
Rama u ka bere thirrje edhe qytetareve shkodran te bashkohen sebashku me gjithe shqiptaret ne protesta per te larguar kete qeveri.
Ka reaguar menjehere pas deklaratave te kreut te PS-se Edi Rama Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e cila tha se nuk do te jape doreheqjen pasi sipas saj nuk e detyron askush ta beje kete.
Bregu mohoi te kishte dijeni per bizneset e kuneterve te saj por tha se motra e saj dhe bashkeshorti nuk kane asnje lidhje me te arrestuarin Albino Prudentino.
Sa i perket regjistrimit ne QKR Bregu tha se eshte e vertete qe tashme Prudentino nuk ka aksione ne kompanine BETTING SYSTEM ALBANIA pasi pas nje mbledhjeje te aksionereve ai i shiti per shkak te situates se krijuar.
Ajo tha se do te depozitoje padi penale dhe civile per shpifje kunder kreut te PS Edi Rama
Me heret kreu i PS-se Edi Rama ka kerkuar largimin e ministres se Integrimit Majlinda Bregu pas skandalit me te fundit te perfshirjes se te afermve te saj ne afera mafioze.
Gjate bashkebisedimit te perjavshem me gazetaret Rama e ka quajtur mese te domosdoshem doreheqjen e Bregut.
shte e mbingarkuar me skandale si rezultat i perfshirjes se te afermve te saj ne konflikt te paster interesi si dhe ne nje krijimtari te mirefillte kriminale- tha Rama.