Zhduket per here te trete 14 vjecarja dyshohet te jete trafikuar
KOR- Nje vajze vetem 14 vjecare banore e lagjes 4 ne qytetin Korces prej plot 10 ditesh rezulton e zhdukur. Prinderit e vajzes te quajtur Tamara Hoxha kane denoncuar zhdukjen disa dite me pare ne policine lokale por duket se nuk ka asnje shenje per rikthimin ne shtepi te vajzes se tyre.
Duke iu referuar te dhenave te policise mesohet se vajza eshte larguar nga shtepia edhe dy here te tjera ndersa eshte gjetur nga uniformat blu ne qytetin e Fierit dhe heren e dyte ne ate te Durresit jo shume larg portit. Kjo eshte hera e trete qe 14 vjecarja nuk eshte kthyer ne shtepine e saj megjithese ka qene nen mbikqyrjen e forte te prinderve te vet. Madje prinderit ne denoncimin e tyre kane shprehur dyshime lidhur me nje trafikim te mundshem te se bijes jashte kufijve te Shqiperise per qellime prostitucioni. E mitura sipas prinderve eshte genjyer dhe duket se serish ka fituar betejen me ane te mashtrimit tutori qe dyshohet te jete nje burre afro 40 vjec.
Policia lokale ben te ditur se rasti ne fjale eshte i perseritur por ka nisur hetimet per te kthyer ne shtepi te mituren.