E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi dhe punesimi i te rinjve ne programin e PS

Arsimi është politika më e mirë e një vendi. Sistemi që u garanton të rinjve një akses në tregun e punës. Rruga për një rilindje shqiptare kalon përmes një projekti për arsimin.  Arsimi dhe punësimi i të rinjve janë dy shtyllat kryesore ku mbështetet programi i PS në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, të shpalosura nga kreu i kësaj force politike Edi Rama. Gjatë këtij prezantimi Rama e ka vënë theksin tek arsimi profesional në Shqipëri, si një faktorë i rëndësishëm në formimin e të rinjve shqiptarë sikurse edhe ata europianë. 
Sipas Ramës programi i PS nuk parashikon një dyfishim të numrit të universiteteve por një rithemelim të pikëpamjeve dhe standardeve të tyre. Për kreun e PS qeveria aktuale nuk ka patur asnjëherë një strategji të qëndrueshme për arsimin duke e konsideruar atë si një proces që nuk ecën përpara por që rrotullohet rreth vetes.
Ne do mbledhim ëndrrat e atyre që bashkohen unison me nismën tonë, - ka thënë Rama,- duke shtuar se-arsyeja përse ne kërkojmë besimin e njerëzve për ta qeverisur këtë vend është realizimi i kësaj ëndrre kur qytetarët tanë të konkurrojnë denjësisht për vende pune me të gjithë europianët. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›