E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga shefit te anti-korruspionit ne Gjirokaster

Lufta kundër korrupsionit duket se nuk kursen as radhët e uniformave blu. Pikërisht në Policinë e Gjirokastrës është vënë në pranga Shefi i Seksionit Kundër Korrupsionit ne Drejtorinë e Policisë së këtij Qarku. Në një njoftim të Ministrisë së Brendshme thuhet se pas një hetimi intensiv një mujor, strukturat e hetimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit bënë të mundur ndalimin e shtetasit Miklovan Haxhi Kararaj 26 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos, me detyrë Shef i Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Ndalimi u bë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike pasi, gjatë ushtrimit të detyrës, në datën 8 tetor 2012, ka përfituar në mënyrë të paligjshme, duke i marre biznesmenit me inicialet E.B në qytetin e Gjirokastrës shumën prej 10 mijë euro rryshfet. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm deklaron se po kryen veprime të tjera hetimore, pasi ka dyshime të bazuara se në kryerjen e kësaj vepre penale, i ndaluari ka bashkëpunuar me oficerë të tjerë të policisë gjyqësore të seksionit të luftës kundër krimit ekonomik në këtë Drejtori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›