E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimi i lartë, Tafaj mbështet modelin anglo-sakson

Shumë shpejt univeristet nuk do të kenë më sistemin e kartës së Bolonjës 3 plus 2 por do të kthehen në variantin 4 vjeçar si para 6 viteve. Ideja e hedhur pak dite më parë nga kryeministri Sali Berisha për sistemin anglo-sakson, ka gjetur mbështetjen e ministrit të arsimit Myqerem Tafaj. Edhe pse përgjigjja e ministrit mbi këtë çështje është vetëm një fjali, është e qartë se modeli anglez do të nisë të aplikohet së shpejti në universitete.
Kreu i arsimit, u përgjigj edhe akuzave të bëra një ditë më parë nga rektori i univeristeti të Tiranës Dhori Kule. Sipas tij nga 300 kërkesa për transferime, 100 iu kaluan univeristetit publik të Tiranës. Në të njëjtën kohë nga ministri u zbardhën edhe kuotat boshe për degët më të kërkuara.
Ministri i arsimit ishte i pranishëm në fakultetin e shkencave të natyrës ku ka inaguruar laboratorët e reja të financuar nga B.B me një grante prej 7 milionë dollarë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›