Arsimi, ndryshime në programin e klasës së nëntë
TIRANË- Çdo nxënës në klasën e IX do të jetë në gjendje të zotërojë dy gjuhë të huaja dhe aftësi në përdorimin e kompjuterit, sipas kurrikulës së re në arsimin bazë, e parashikuar të zbatohet gjatë vitit të ardhshëm shkollor.
Nxënësit në arsimin bazë do të mësojnë me program të ri mësimor, synimi i të cilit është përqendrimi te formimi i shprehive dhe zbulimi që në moshë të hershme i prirjeve te nxënësit.
Sipas Ministrisë së Arsimit, programi i ri mësimor do të nisë nga zbatimi me klasat e para e më pas do të shtrihet deri në klasë të nëntë. Përsa i përket ndryshimeve që parashikohen në kurrikulën e re, deri në mbarim të klasës së nëntë nxënësit do të marrin njohuri të plota në dy gjuhë të huaja dhe në kompjuter.
Në arsimin parashkollor objektivi i MASH do të jetë rritja e përfshirjes së fëmijëve të moshës 5-vjeçare në kopshte. Synimi i MASH është që në vitin shkollor 2011-2012 të regjistrohen në kopshte mbi 80% e fëmijëve të moshës 5-vjeç. Gjithashtu në çdo shkollë fillore të vendit do të hapen klasat parapërgatitore
(d.b/ATA/BalkanWeb)