Skandali me naftën "Virgin" shkon në 13 numri i të arrestuarve
TIRANË- Operacioni i nisur dje në mbrëmje nga Task-Force e Prokurorisë në lidhje me kontrabandën e naftës së quajtur Virgin, ku përfunduan në pranga 11 persona, mes tyre biznesmenë, tatimorë e doganierë, vazhdoi edhe mesditën e sotme me dy arrestime të reja.
Burime nga Prokuroria konfirmojnë se sot njësia e Task-Force ka arrestuar shtetasit, Fadil Abdurrahmani dhe Gazmend Serjani, të cilët kanë ushtruar detryën e shoferit. Ndërkaq mësohet se dhe një tjetër person është shpallur në kërkim.
Dje përfunduan në pranga 11 persona, mes tyre dy biznesmenë të njohur për aktivitetin e naftës, Iljaz Fisheku, i njohur si sipërmarrësi i kompanisë së naftës “Fisheku”, si dhe bosi i kompanisë së ujit "Lajthiza", Hajri Elezaj, që ka në pronësi edhe një kompannë e naftës "Euroil" sh.a.
SKEMA E KONTRABANDËS
Subjekti privat "Euroil" sh.a, me ortak dhe administrator biznesmenin Hajri Elezaj në bashkëpunim me subjektin tjeter privat "Fisheku" sh.a, me ortak dhe administrator biznesmenin Ilias Fisheku kanë blerë naftën e quajtur "Virgin" nga shoqëria e përpunimit të naftës "Armo" sh.a dhe në mënyrë fiktive e kanë pasqyruar me dokumentacion të falsifikuar, si naftë e eksportuar jashtë shtetit. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Por në fakt, ajo është shitur në tregun e brendshëm në kundërshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar. Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe punonjës të caktuar të administratës tatimore dhe doganore, të cilët me veprimet e tyre kanë ndihmuar në fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit në fjalë.
LISTA E PLOTË E PERSONAVE TË ARRESTUAR DJE:
1. Hajri Hajredin Elezaj
2. Ilias Isa Fisheku
3. Martin Ilias Fisheku
4. Bajram Isa Fisheku
5. Dashamir Veiz Kasaj
6. Edmond Kaso Ferraj
7. Flamur Rexhep Merkaj
8. Vladimir Kilo Koteci
9. Gani Llazar Prence
10. Reshat Hamza Aleksi
11. Kadri Rakip Hajredini
HETIMI I PROKURORISË
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet që në muajin tetor të vitit 2010 për shpërdorim të naftës së shtetit. Në këtë hetim janë përfshirë 2 kompanitë e sipërpërmendura, ndërkohë që harta e arrestimeve pritet të zgjerohet. Hetimet janë shtrirë edhe jashtë vendit. Denoncimi për këtë cështje u bë publik disa muaj më parë nga ish-ministri Dritan Prifti i cili akuzoi edhe zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë Agron Kulicaj se kishte dijeni për të, dhe ka lejuar kontrabanden e naftes se papaster të njohur si nafta virgine.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera PS: Qeveria ka lënë naftën në duart e bandave