Bie nga kati i 8-të shpëton mrekullisht 20 vjecarja
TIRANE-Një 20 vjecare ka shpetuar mrekullisht dhe pse ka rënë nga kati i 8-të i nje pallati direkt e ne bodrumin e tij. Gjithcka ndodhi rreth ores 21:00 të mbremjes se të shtunës në një pallat, ndertim i ri prane Rruges se Elbasanit. Ndërsa vajza ka tentuar të marrë ashensorin në katin e 8 te pallatit, por per fat te keq ka perfunduar ne hapesiren lënë bosh nga ndertuesit, e për pasoje ka rënë në bodrumin e pallatit. Banoret kanë njoftuar menjëhere policinë dhe forcat zjarrfikese, dhe ka qenë pikerishtr ndërhyrja e ketyre te fundit qe ka bere të mundur qe vajza të nxirrej shpejt nga bodrumi. Ajo eshte percjelle menjehere për në spital, ku mësohet se ndodhet jashte rrezikut për jetën. Nuk është hera e parë që në kryeqytet ndodhin ngjarje te tilla, kjo për shkak te papergjegjshmërise se ndërtuesve. Edhe pse perfundojne objektet e tyre, ata lene shpesh mangesi te tilla, te cilat me pas harrohen, duke u bere shkak per ngjarje të rënda.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)