“Arsyet pse Edi Rama nuk po bën opozitë”
Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, u jep përgjigje kritikave nga kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe përkrahësit e tij për stilin e opozitës. Në një analizë të plotë të aksionit opozitar të PS-së dhe partive të tjera të majta, Pëllumbi shpjegon tezën e tij, se PS-ja nuk po e luan rolin e një opozite demokratike.
Aristir Lumezi
Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, u jep përgjigje kritikave nga kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe përkrahësit e tij për stilin e opozitës. Në një analizë të plotë të aksionit opozitar të PS-së dhe partive të tjera të majta, Pëllumbi shpjegon tezën e tij, se PS-ja nuk po e luan rolin e një opozite demokratike. Z.Pëllumbi, vërejtjet tuaja për mënyrën e të bërit opozitë nga PS-ja dhe propozimet konkrete për bashkimin e opozitës, me sa duket, nuk janë pranuar nga drejtuesit e partisë më të madhe opozitare. A nuk do të ishte më mirë që të merrnit pjesë në mbledhjen e Asamblesë më 12 korrik dhe ta shtronit këtë çështje atje?
-Pranimi apo mospranimi është e drejtë e tyre. Vërejtjet dhe propozimet e mia buronin nga një shqetësim qytetar, nga kontaktet spontane që unë kam me njerëz të thjeshtë, me anëtarë dhe militantë të PS-së dhe të partive të tjera opozitare, por dhe nga vëzhgimet, sondazhet, anketimet dhe forumet e organizuara nga Instituti i Sociologjisë në funksion të studimit të politikës dhe të veprimtarisë së partive politike shqiptare në vite prej nga kanë dalë, ndër të tjera, edhe botimet e librave: “Edhe politika do moral” (2005), “Pluralizmi politik-përvojë dhe sfida” (2006), “Bashkëbisedim për politikën” (2007) dhe “Demokracia dhe zëri i moralit” (2008). Të më falë lexuesi në se kjo tingëllon jo aq modeste, por e kam në funksion të idesë që vërejtjet dhe propozimet e mia, tërësisht dashamirëse, nuk ishin spontane dhe as nga pozitat e një përfaqësuesi të “politikës së vjetër” dhe të një partie, që paska “mashtruar popullin për 17 vjet”!. Me një mohim të tillë, të cilin plaku Hegel do ta quante “mohim lakuriq”, nuk mund të jem dakord, sepse si shumë nga kolegët e mi, edhe unë gjatë gjithë këtyre viteve, kam punuar me ndershmëri dhe pa mashtruar njeri, si atëherë kur kam qenë në drejtimin e PS-së, ashtu dhe kur kam qenë në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Para një jave ishte mbledhja e Asamblesë së PS-së dhe ju nuk shkuat. Pse refuzoni të flisni në forumet e PS?
-Mirë do të ishte. Por, është për të ardhur keq, që ndryshe nga ç’pritej, duke zëvendësuar Komitetin e Përgjithshëm Drejtues me Asamblenë, trefish më të madhe në numër, nuk kemi forcim të demokracisë partiake, por formalizim drastik të saj. Në sajë të kujdesit të z.Ruçi mbledhjet e saj janë bërë rregullisht sipas statutit, hapen me një fjalim të kryetarit, miratohen disa informacione e ndonjë program pune dhe mbyllen me një “supë kolektive”! Asnjë debat, asnjë kritikë nga “poshtë-lart”, asgjë për pozicionet që çojnë në ndryshim kushtetute, në një Kod të Ri Zgjedhor, apo për bashkëpunimin PS-PD etj. Kur unë “guxova” në mbledhjen e mëparshme të Asamblesë, të zhvilluar në Vorë pas tragjedisë së Gërdecit, të kritikoja tezën e kryetarit për pozicionimin e PS-së “përtej të majtës dhe të djathtës”, në sytë e shumicës së asamblistëve, që i shihja për herë të parë, u duk sikur po bëja një herezi të padëgjuar! Të vijmë tek Asambleja e fundit. Qëndrimi negativ i kryetarit ndaj kritikave dhe propozimeve të mia, të shtruara në intervistat e 2 dhe 10 korrikut, mu bë i njohur nëpërmjet intervistës së tij, botuar po në gazetën tuaj disa orë para mbledhjes së Asamblesë. Çudi, se kjo intervistë paskësh qenë dhe fjalimi i kryetarit! Në rrethana të tilla mendova, se nuk duhej të krijoja idenë e ndonjë përçarjeje të re në PS, prandaj dhe po vazhdoj rrugën e një lloj “Dialogu me njerëzinë”!.
Megjithatë profesor, pas mbledhjes së Asamblesë katër-pesë anëtarë të kryesisë së PS-së, me intervista dhe artikuj po mbrojnë “opozitën Rama” dhe indirekt ju kritikojnë juve që kërkoni një “opozitë të fortë”, të cilën e identifikojnë me “opozitën Berisha” dhe e quajnë të tejkaluar. Kini ndonjë koment për këtë?
- Të falënderoj sinqerisht për këtë pyetje. I kam ndjekur disa nga këto shkrime dhe me keqardhje them se janë të porositura dhe në kundërshtim me çka kanë menduar e kanë bërë opozitë në vite autorët e tyre. Prandaj nuk dua të merrem me ta. Reagimin e lë në ndërgjegjen e tyre. Pyetjes tuaj do t’i përgjigjem duke e parë në aspektin e përmbajtjes. Realisht kemi të bëjmë me një çështje konceptimi, ose thënë ndryshe me konceptime të ndryshme. Kështu, tjetër gjë është shtrimi i çështjes në rrafshin filozofik të raporteve “opozitare” midis të mirës dhe të keqes, të shkuarës dhe të ardhmes, të resë dhe të vjetrës, të vërtetës dhe gënjeshtrës; tjetër është rasti i të kundërtave polare: prapa-përpara, lart-poshtë, e majta-e djathta, e lagura-e thata, e ëmbla-e hidhura, burrë-grua etj., me të cilat mund të krijohen lloj-lloj sofizmash; dhe tjetër është kuptimi politik i opozitës, shumicë-pakicë, apo pozitë-opozitë.
Nuk është e tepërt, me sa duket, që t’i referohemi ndonjë përcaktimi për opozitën politike, që në çdo rast, nënkupton një grup pak a shumë të organizuar brenda shoqërisë, një sistemi partiak, një parlamenti, etj., që udhëheq alternativën e kundërvënies politike ndaj strategjisë, politikave dhe praktikave që përdor shumica në luftën për pushtet. Prania e një opozite të tillë është tregues sintetik i karakterit pluralist dhe demokratik të shoqërisë, por bie në sy më tepër në teorinë dhe praktikën e parlamentarizmit, ku forcat politike, që përfaqësohen në parlament si pakicë, që nuk hyjnë në qeveri dhe nuk e mbështesin atë, përbëjnë opozitën me status të njohur zyrtar, të cilës i sigurohet me kushtetutë e drejta për të pasur dokumentet dhe informacionet shtetërore, që i nevojiten për të kryer misionin e saj të balancimit të pushteteve, të kontrollit dhe të kritikës ndaj qeverisë, si dhe për të ndërmarrë veprime dhe iniciativa që synojnë reformimin e institucioneve shtetërore e gjyqësore. Që nga koha kur Belingbruk (shek.18-të) i ka përpunuar këto parime, mbi të cilat mbështetet çdo opozitë politike, në thelb, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë madhe. E ruajnë vlerën edhe sot.
Po pse ajo që ndonjë anëtar kryesie e quan “opozita Rama”, apo “opozita ndryshe” është kundër me këto parime që ju parashtruat?
- Le të mos themi “bie ndesh”, por që është diçka tjetër, një konceptim disi i veçantë. Pikënisje e vizionit të kryetarit të PS-së është teza se: “Sistemi politik është i kalbur”, se Shqipëria që prej 17 vjetësh është e zhytur në mashtrim dhe në “batakun e politikës së vjetër” të disa forcave që “quhen parti dhe veprojnë si çeta” në emër të “flamujve partiakë dhe besnikërisë ndaj udhëheqësve”. Kuptohet pa kursyer kurrkënd dhe duke parë “përtej të majtës dhe të djathtës”, ku gjendet shumica e shqiptarëve të paangazhuar në parti politike. Prej këtej rrjedh se, ai nuk ka besim as tek aftësia e PS-së së sotme për të bërë opozitë për të qenë, as te partitë e vogla “që nuk kanë as numra dhe as argument tjetër përveç interesit të tyre krejt periferik”, për pasojë as edhe te një bashkim “thjesht numerik”, si ai që propozova unë, prej të cilit, sipas meje, varet fitorja e së majtës në zgjedhjet politike, prej të cilave nuk na ndajnë veçse 8 deri 9 muaj.
Keni ju një shpjegim për alternativën që propozon Rama në vlerësim të asaj teze që ai e quan “opozitë ndryshe”?
- Termi që u lakua dhe u dëgjua më shumë në mbledhje dhe që vazhdon të propagandohet është zgjedhja mes të shkuarës dhe të ardhmes, transformimi i sistemit politik dhe “Bashkimi i ri politik” që nuk është bashkim “gjelash”, d.m.th., pazar udhëheqësish të “majtë” me konsekuenca shpartalluese për shtetin dhe vendin nesër”. Kryetari kësaj here ishte “tmerrësisht” i qartë. Ai i fton shqiptarët që zgjedhja të bëhet “mes dy alternativash dhe jo mes dyzet partish”. Prej këtej mbase buron edhe dëshira për konsensuse dhe për një “bashkëpunim të ri” midis atyre që vazhdojnë të quhen ende “PS-PD”!
Po opozitë, në këtë vështrim, ka apo jo dhe nëse po, ku duhet ta gjejmë atë, cili është roli i sotëm dhe i ardhshëm i saj, ka për të qenë e fortë apo e butë, e egër apo “e trukuar” sipas përcaktimit tuaj për opozitën e sotme të PS-së?
- Sigurisht ka vend edhe për opozitë, veçse ajo, sipas kryetarit, nuk duhet të jetë partiake, e kufizuar numerikisht, apo që blihet e shitet. Opozita duhet të jetë forca e arsyes, rritja e besimit të qytetarëve ndaj politikës që “vjen vetëm përmes maturisë dhe qetësisë”. Rruga e realizimit të një objektivi të tillë është “Dialogu me Shqipërinë”, që ka filluar të strukturoret edhe me “Bordet e dialogut qytetar”, që konceptohen si jopolitike, por që do të bëjnë politikë, si jopartiake, por që do të zëvendësojnë strukturat e zgjedhura partiake deri dhe për përzgjedhjen e kandidatëve të ardhshëm për deputetë!
I kam përshëndetur me sinqeritet takimet e shumta dhe të gjalla të kryetarit me njerëzit anembanë Shqipërisë, gjë që në këto përmasa e pikësynime nuk e ka bërë asnjë lider tjetër deri sot. Dhe me të drejtë vihet në dukje, se për këtë kryetari “ka marrë vlerësime maksimale, jo vetëm nga baza e partisë, por dhe nga partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë”(GSH,13,07,08)). Veçse nuk do të isha dakord në se “Dialogu me Shqipërinë” do të quhej “drejtimi kryesor dhe thelbi i të bërit opozitë”, apo nëse “Bordet e dialogut qytetar”, pa flamuj partish, pa politikanë dhe pa ditur se kush i emëron, do të quheshin “reformim i sistemit të kalbur politik”!
Që nga lashtësia termi “dialog” është përdorur dhe vazhdon të përdoret në kuptimin e bisedës, komunikimit midis dy a më shumë personave,të bashkëbisedimit midis tyre për të arritur një nivel të caktuar mirëkuptimi e mbështetjeje. Kjo i jep dialogut statusin e një metode filozofike me vlera të mëdha dëshmuese, njohëse e mobilizuese, pra, dhe demokratike. Ndërkohë, kjo metodë ka diçka që nuk duhet injoruar, ajo nënkupton rolin e një figure vepruese si epiqendër të dialogut në raport me të cilin pjesëmarrësit e tjerë në dialog nuk mund të jenë të barabartë. Edhe po të jetë se u jepet mundësia për t’u shprehur, ata, gjithsesi, shërbejnë më tepër si sfond i shpalosjes së ideve të menduara që më parë nga iniciuesi i dialogut, i cili mos qoftë e thënë që të jetë i molepsur nga populizmi, apo nga ide revolucionare!
Megjithatë çfarë keni dashur të thoni me atë që e keni quajtur “opozitë e trukuar”? Cilat mendoni ju se duhet të jenë mënyrat e të bërit opozitë në këto kushte?
- Po e përsëris opozita politike duhet parë gjithmonë në raport me pushtetin. Prandaj është nonsens të deklarosh, se “ne nuk jemi thjesht në opozitë me Berishën e qeverinë e tij, por me varfërinë, prapambetjet, mungesën e kapaciteteve projektuese e menaxhuese...” (!), sepse dihet, pa marrë pushtetin nëpërmjet votës, sado program të mirë të kesh, nuk ke çfarë u bën dukurive të tilla objektive dhe të dëshirueshme për të gjithë, majtas e djathtas. Pikërisht duke ndjekur këtë linjë: opozita mund të jetë luajale ose jo luajale në raport me pushtetin politik; nga vendi ku vepron mund të jetë parlamentare, por dhe vendore, apo edhe në formën e artikulimit të një pakënaqësie popullore; nga mënyra e të vepruarit mund të jetë sistematike, e qetë, krijuese alternativash e projektesh dhe e përshtatur sipas situatave, d.m.th., e fortë, këmbëngulëse dhe e kushtëzuar në aksionin e vet opozitar nga procesi politik, nga intensiteti dhe shtrirja e konfliktit politik, nga rreziqet që kërcënojnë institucionet demokratike dhe interesat kombëtare.
Kuptohet, në këtë rast, opozita politike duhet të vazhdojë të jetë e arsyeshme, por nuk mund e nuk duhet të jetë e qetë, nuk mund t’i përngjasë ujit që e merr “formën” sipas enës, apo relievit ku rrjedh. Përndryshe, demokracia do të ishte e pamundur, kurse opinioni publik dhe elektorati një opozitë të tillë duhej ta ndëshkonin me të drejtë për braktisje të misionit të saj legal.
Pas një vështrimi të tillë, në pamje të parë thjesht teorik, nuk e kemi të vështirë të dallojmë e vlerësojmë edhe rolin e opozitës tek ne që nuk ka pse të jetë e njëjtë në të gjitha kohët e rrethanat, apo nga një sesion parlamentar në tjetrin, madje nga një seancë në tjetrën. Për një parti apo koalicion partish që aspiron për të realizuar alternativën e vet që, natyrshëm, e quan më të mirën në raport me atë qeverisëse, nuk ka asgjë tjetër më të rëndësishme se realizimi i një opozite të suksesshme, të hapur e bindëse për publikun e gjerë. Kjo e bën politikën që të jetë art. Në këtë rrafsh “Dialogu me Shqipërinë” vihet në funksion të mbështetjes popullore, të mendimeve dhe projektit opozitar që përgatitet të marrë në dorë qeverisjen e vendit për një mandat qeverisës katërvjeçar dhe jo thjesht “për të mundur të keqen”! E quaj me vend ta ritheksoj, së pari, se “Dialogu me Shqipërinë” nuk mund të zëvendësojë opozitën politike, veçanërisht atë parlamentare, dhe, së dyti, se roli ndërmjetësues i partive politike midis elektoratits i psrditë opozita jonë”en ,o kryetar!ktivë e!!!së së popullit që thotë :”tshme.ë dhe pushtetit ende nuk mund të quhet i kapërcyer për t’u zëvendësuar me “Borde të dialogut qytetar”.
Pse mendoni se opozita parlamentare nuk po e kryen mirë rolin e vet, apo ngaqë kryetari është i angazhuar kryesisht me “Dialogun...?”
- Po, kam mendimin se PS, sidomos gjatë vitit të fundit, nuk e ka bërë mirë rolin e opozitës dhe duket sikur ka rënë në grackën e kërkesave për të qenë “konstruktive”, për pasojë, shpesh, nuk i ka llogaritur mirë interesat e veta opozitare dhe ka miratuar me procedura të dyshimta, gjithsesi, të nxituara e jo transparente, projekte të servirura nga maxhoranca qeverisëse parlamentare. E kam fjalën për ndryshimet kushtetuese, për ndryshimin e rregullores, për mënyrën si po hartohet Kodi Zgjedhor etj. Po ashtu, opozita thuajse ka hequr dorë nga detyrimet që ka për kontrollin parlamentar. Tetë herë është thirrur nga opozita Kryeministri për interpelanca në Parlament dhe nuk është paraqitur as edhe njëherë. Madje, e lënë në heshtje këtë, dhe kur i pyet të përgjigjen: “Po çfarë të bëjmë ne, ai nuk vjen, pse me të do të merremi ne, ai është i pandreqshëm”! Konstruktive është kjo? Konstruktive është që si opozitar të mos dalësh nga “muret” e institucionit se mos të quajnë sindikalist? Pse protestat u identifikuakan me “rrugën” dhe nuk merret kush me to? Më tej, pse për arsye të tilla “konstruktive” nuk u mbështet kërkesa për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e tragjedisë së Gërdecit? Nuk po them për hetimet e tjera parlamentare, që mund të bëheshin gjatë tre vjetëve të PD-së në pushtet dhe nuk janë bërë. Gjithsesi, nuk mendoj, se kjo mund të quhet “frymë e re që përçon përditë opozita jonë”! Mund të më kundërshtojnë miqtë e mi, deputetë dhe anëtarë të kryesisë, që kanë marrë përsipër ta mbrojnë atë në shtyp pa gjetur asgjë për të kritikuar, se “shumica e qytetarëve të këtij vendi mbështet këtë sjellje opozitare të PS-së” dhe qëmtojnë, si gjetje gazetareske, shembuj nga praktika opozitare e vendeve të tjera demokratike për të thënë se “ne jemi për opozitë ndryshe”; se “nuk duam opozitë jashtë institucioneve”, se “nuk duam të sillemi sikur të jemi kopje e S. Berishës” (kush po ja u kërkon këtë?); se “opozita është e fortë duke dhënë argumente të forta dhe jo nga forma si i shpreh ato” (ku janë dhe kush i ka dëgjuar?); se “ne po bëjmë një program të paparë që do të na i sjellë votat lumë”! Madje duke na ardhur nga “përtej të majtës dhe të djathtës” ku gjendet shumica e shqiptarëve! Ashtu qoftë. Qofsha unë i gabuar! Veçse nuk jam vetëm unë që kam vërejtje për mënyrën e të bërit opozitë dhe për qenien e saj e përçarë tani para zgjedhjeve. Ka edhe shumë të tjerë, madje edhe “përtej të majtës”!
Pse, mendoni se kritikat që po bëni me kaq kujdes e dashamirësi mund të sjellin qejfmbetje apo dhe diferencime përçarëse?
- Mbase u shpreha disi ashpër, sepse në PS ka gjithsesi një klimë mirëkuptimi për mendimet ndryshe, edhe pse hatërmbetjet vështirë të zhduken ndonjëherë. Por në përvojën time shumëvjeçare në politikë më kanë bërë vaki gjëra, edhe më të rënda si reaksion ndaj mendimit tim ndryshe, që nga paraqitja si njeri i pa rinovuar që kritikon mbi bazën e bindjeve marksiste dhe deri tek etiketimet: “Demagog”, “Guralec”, “Bashkëpunëtor i Sigurimit”, “Delfin i Berishës”, “Hrushovi shqiptar” etj.
Por mua më është bërë si i thonë fjalës, “lëkura si shollë”, sidomos pas shkopinjve të gomës, që Berisha urdhëroj të binin mbi kurrizin e opozitarëve më 28 maj 1996 dhe debateve të gjata parimore që kam pasur me ish-kryetarin e PS-së. Vërtet, sot në Shqipëri kanë ndryshuar shumë gjëra, pushteti i Berishës nuk guxon më të bëjë atë që bëri më 1996-1997. E megjithatë, ai edhe tani vazhdon të jetë armiqësor ndaj opozitës dhe do që të qeverisë pa kontrollin e saj, prandaj dhe përpiqet ta nënvlerësojë, ta etiketojë si përçarëse kombëtare, si të pa distancuar nga krimet e komunizmit dhe që “vrapon drejt të shkuarës së saj”, ta shajë poshtë e lart si opozitën më të keqe në tërë kontinentin, ndërsa “politikën e re”, të artikuluar nga lideri i PS-së, ta quajë “Fabrika e mashtrimeve”. Ndërkohë, nënshkrimin më 9 korrik për aderimin e Shqipërisë në NATO nuk nguroi ta përvetësonte, duke e quajtur “votëbesimin më të madh që i është dhënë ndonjëherë një qeverie”!
Një rrethanë e tillë, që ka të bëjë jo thjesht e vetëm me PS-në si opozitë, por me të ardhmen e vendit dhe të demokracisë në Shqipëri, më obligon si qytetar e politolog, të përsëris, jo vetëm për partitë dhe liderët e opozitës: “Kujdes nga njeriu me vullnet të jashtëzakonshëm për pushtet, nga mjeshtri i shantazhit me dosjet e “kohës së demokracisë”, i diversioneve, i marrëveshjeve të pambajtura dhe i takimeve pasmesnate, nga politikani më me përvojë për manipulimin e zgjedhjeve dhe “çmontimin” e opozitave, nga ai që dikur e kam quajtur “dinaku Berisha”! Opozita e tipit Braçe, me fakte, argumente dhe dokumente konkrete, që meriton të lavdërohet dhe jo të kritikohet, është më e mira në raport me të. Pa harruar Gërdecin! Ndërsa qenia të bashkuar e nxjerr atë politikisht “jashtë loje”.
Megjithatë, duket sikur opozita vazhdon të “hajë vetveten”, liderët e saj po “kujdesen” më tepër si t’i marrin anëtarësinë njëri-tjetrit herë në Berat, Skrapar dhe herë në Pukë, Shkodër e Vlorë pa përmendur komuna e fshatra...Kini ndonjë koment për këtë dukuri disi të veçantë?
- Një teatër absurd i paparë! Një tallje me partitë e majta dhe anëtarësinë e tyre për të përligjur “Bordet e dialogut me qytetarët”, apo mungesën e “dëshirës” për të bërë opozitë dhe për të fituar së bashku. Një formë banale rivaliteti e lufte. Të gjitha janë inskenime nga “qendra”. Kam komunikuar në nja dy raste me persona konkretë dhe më kanë rezultuar të pavërteta të habitshme. Eh, sa gabim! Mendohet me naivitet, se kjo na qenka rruga e maksimalizimit të votave!!! Po me naivitet paraqitet edhe shkaku i “largimeve” të anëtarëve nga LSI për te PS dhe anasjelltas, duke e trajtuar atë si shprehje të pakënaqësisë nga kryetarët respektivë me qëllim që të realizohet kompaktësimi i “pjesës së mbetur” dhe të shtohen radhët me të rinj, shoqëruar me shprehjen e njohur: “të marrshin të keqen o kryetar”!. Partitë identifikohen kështu me kryetarët, të cilët nga ana e tyre, i shohin partitë si firma të tyre që u japin emrin, selinë dhe “mallin anëtarësi” që mund të “shitet e të blihet”, të komandohet apo të këmbehet “në bursën politike” në përputhje me koniunkturat dhe interesat e tyre. Me këtë rast do t’i bëja apel anëtarësisë së këtyre partive që ruan ende ndershmërinë dhe idealet politike të majta, që të mos bjerë në gracka të tilla, por t’i përmbahet filozofisë së popullit që thotë: “Nuk përdhoset kisha (apo xhamia) se nuk të pëlqen prifti (apo hoxha)”!
Vërejtjet dhe propozimet e mia, tërësisht dashamirëse, nuk ishin spontane dhe as nga pozitat e një përfaqësuesi të “politikës së vjetër” dhe të një partie që paska “mashtruar popullin për 17 vjet”!. Me një mohim të tillë, të cilin plaku Hegel do ta quante “mohim lakuriq”, nuk mund të jem dakord, sepse si shumë nga kolegët e mi, edhe unë gjatë gjithë këtyre viteve, kam punuar me ndershmëri
Qëndrimi negativ i kryetarit ndaj kritikave dhe propozimeve të mia, mu bë i njohur nëpërmjet intervistës së tij, botuar po në gazetën tuaj disa orë para mbledhjes së Asamblesë. Çudi, se kjo intervistë paskësh qenë dhe fjalimi i kryetarit! Në rrethana të tilla mendova, se nuk duhej të krijoja idenë e ndonjë përçarjeje të re në PS, prandaj dhe po vazhdoj rrugën e një lloj “Dialogu me njerëzinë”!.
Po, kam mendimin se PS, sidomos gjatë vitit të fundit, nuk e ka bërë mirë rolin e opozitës dhe duket sikur ka rënë në grackën e kërkesave për të qenë “konstruktive”, për pasojë, shpesh, nuk i ka llogaritur mirë interesat e veta opozitare dhe ka miratuar me procedura të dyshimta, gjithsesi, të nxituara e jo transparente, projekte të servirura nga maxhoranca qeverisëse parlamentare.
Tetë herë është thirrur nga opozita Kryeministri për interpelanca në Parlament dhe nuk është paraqitur as edhe njëherë. Madje e lënë në heshtje këtë dhe kur i pyet të përgjigjen: “Po çfarë të bëjmë ne, ai nuk vjen, pse me të do të merremi ne, ai është i pandreqshëm”! Konstruktive është kjo?