Rritja e taksave, përtej së majtës e të djathtës
Dritan Ylli
Produkti më i fundit ligjor i “muajit të mjaltit” Rama-Berisha, penalizon në mënyrë direkte dhe krejt arbitrarisht xhepin e secilit prej nesh. Megjithëse për momentin u bllokua, rritja e taksës për banesën, nxori sheshit një marrëveshje të re të kreut të Qeverisë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe të PS-së së Shqipërisë. Ministri Bode e bëri të njohur publikisht në Kuvend këtë sekret dhe deri tani as Rama dhe as Berisha nuk e kanë përgënjeshtruar. Nëse do të miratohet vendimi i Qeverisë, i shumëkërkuar edhe nga kreu i bashkisë, për rritjen e kësaj takse, për një apartament me 70 metër katror, çdo familje që banon brenda unazës së Tiranës, do t’i duhet të paguajë 4 550 lekë të reja nga 1 470 lekë që paguan aktualisht. Sipas llogaritjeve që ka bërë vetë Qeveria, efekti vjetor i rritjes së taksës së banesave për vitin 2008 do të jetë 2,1 miliardë lekë. Si rrjedhojë qytetarëve shqiptarë, do t’u pakësohen të ardhurat për çdo vit me 2,1 miliardë lekë, ose sa dy spitale moderne, si ai i Durrësit, i ndërtuar në vitin 2001. Ky vendim, sigurisht që do të zhvlerësonte rritjen e deklaruar me bujë nga qeveria, të pagave dhe pensioneve.
Vendime të tilla janë tregues i qartë i filozofisë mbi të cilën vepron kjo Qeveri, ku shteti shqiptar “vjedh” haptas, pa asnjë shpjegim publik qytetarët e tij. Përmes rritjes së nxituar dhe abuzive të taksave, Qeveria synon të mbulojë gropat e zeza në buxhetin e shtetit, të shkaktuara nga korrupsioni dhe aferat e fshehta të pushtetarëve.
Pra, Berisha edhe pse rrezikon të krijojë pakënaqësi tek votuesit, është i detyruar të bëjë veprime të tilla.
Por, çudia nuk qëndron edhe aq te Berisha, por tek Rama, që drejton një parti në opozitë dhe për më tepër të majtë, ndonëse aktualisht ndodhet përtej së majtës dhe të djathtës...
Përmes marrëveshjes së tij për rritjen e taksës së banesave, por dhe disa vendimeve të tjera, kryetari aktual i PS-së, vërteton që kryekëput ka po të njëjtën filozofi politike veprimi, sikurse dhe Berisha. Nëse Berisha është i detyruar të ndërmarrë gjoja reforma të mëdha fiskale në kurriz të qytetarëve për të mbushur gropat buxhetore, Rama nga ana tjetër nuk ngopet me fondet publike që i duhen për vete dhe kastën e tij. Kryebashkiaku i Tiranës, kënaqet nga vendimet e qeverisë që i japin atij më shumë para, pasi vetëm kështu mund të përballojë orekset e tija dhe kastës që përfaqëson, anipse kjo gjë varfëron më tej shtresat në nevojë dhe veçanërisht të papunët apo pensionistët. Në vend që të kundërshtonte politikat e gabuara të qeverisë, në kurriz të qytetarëve, drejtuesi aktual i PS-së bën të kundërtën.
Të gjithë forcat politike opozitare, shtysën kryesore të aksionit politik, kanë mbrojtjen e qytetarëve përmes refuzimit të vendimeve të padrejta të Qeverisë. Sidomos kur bëhet fjalë për vendime që përfaqësojnë një filozofi të djathtë, siç është rritja e taksave për qytetarët, atëherë një forcë opozitare, për më tepër e majtë ka rastin më të mirë për të bërë avokatinë e shtresave në nevojë.
Për rrjedhojë ngjan absurd, bekimi që i jep kreu i partisë së ashtuquajtur më të madhe në opozitë, vendimit të qeverisë për taksa të reja mbi qytetarët. Por, po aq absurde për një drejtues të një partie të majtë, ngjajnë edhe vendime të tjera, njëri prej të cilëve mban vulën direkte të Ramës. Bëhet fjalë për prishjen e disa shtëpive, në njërën prej zonave më të vjetra të Tiranës. Ky vendim gjoja bëhet për urbanizimin e kësaj zone, edhe pse ajo është në proces legalizimi. Një ndër firmat e ndërtimit, që gjendet më afër kreut të bashkisë, ka fituar një tender për të ndërtuar rrugë dhe pallate në këtë zonë. Përmes këtij vendimi zona mund të urbanizohet, duke lënë në rrugë të madhe dhjetëra familje. Ndërkohë familje të tjera kanë mbetur në rrugë, si pasojë e politikave të bashkisë, të cilat pasurojnë një dhe varfërojnë shumë.
Arsyet e vërteta që shtyjnë Ramën, drejtues të një force të majtë, drejt vendimeve dhe reformave antisociale, ai kërkon t’i mbulojë përmes dogmave të tipit, “politikë e re”, apo “përtej së majtës dhe të djathtës”. Natyrshëm lindin disa pyetje që Rama dhe ithtarët e tij të panjohur nga socialistët, ende nuk u janë përgjigjur. Në emër të cilës politikë të re bëhet rritja e taksave për qytetarët? Sa e re është një politikë që prish shtëpitë dhe familjarët i lë në mes të katër rrugëve? Sa e zbut varfërinë e qytetarëve, kjo politikë përtej së majtës dhe të djathtës? Cilën shtresë mbron PS-ja e drejtuar nga Edi Rama, përtej së majtës dhe të djathtës? Të majtën jo…të djathtën jo e jo, se e mbron Berisha… atëherë cilën shtresë sociale mbron Rama?
Këtë enigmë që po mundon të madh e të vogël, e ka zgjidhur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Vendime të tilla të rritjes së taksave, apo të hedhjes në rrugë të qytetarëve, në emër të urbanizimit, dëmtojnë të majtë dhe të djathtë. Nga ana tjetër favorizojnë kasta të caktuara, që si vampirë thithin përfitime pafund në kurriz të njerëzve të thjeshtë.
Rama nuk është, nuk do dhe mesa duket nuk ka dashur ndonjëherë të konsiderohet i majtë. Për këtë nuk dëshmojnë vetëm shkrimet e tij ndër vite, por më tepër politikat antisociale që mbështet dhe veprimet antihumane, që ndërmerr në krye të PS-së dhe të Bashkisë së Tiranës.
Përtej së majtës dhe të djathtës, Rama është i interesuar të mbrojë vetëm veten dhe interesat e kastës që i shërben pushtetit të tij. Përtej së majtës dhe të djathtës, Rama merr vendime që të kënaqë veten dhe interesat e kastës së ndërtimit të lidhur me të, të mediave apo reklamave, si dhe monopole të tjera prapa të cilave fshihen politikanë që vazhdojnë t’i mbajnë ison Ramës, kur ky i bën fresk Berishës.