Rregulla të reja për ata që shesin karburant
Rregulla të reja për kompanitë që tregtojnë karburante. Së shpejti kompanitë e karburanteve duhet të sigurohen pranë kompanive të sigurimit, për dëmtimet që mund t’u shkaktojnë palëve të treta.
Fabiola Çela
Këto mund të jenë dëme të rastësishme ndaj individëve që u shkaktohen gjatë aktivitetit të kompanisë, por që fatkeqësisht nëse ndodh diçka e tillë askush nuk merr përsipër t’i zhdëmtojë ata. Për të ndryshuar këtë situatë të krijuar Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka propozuar të ndërmerren disa ndryshime.
Projektvendim
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka propozuar të kryen disa ndryshime në vendimin “Për përcaktimin e procedurave dhe kushteve për dhënien e lejeve e të autorizimeve për tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve”. Sipas ndryshimeve të propozuara, kompanitë janë të detyruara që të kryejnë sigurimin e përgjegjësive ligjore për dëmtimet që mund t’u shkaktohen palëve të treta, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Sigurimi duhet të kryhet brenda 30 ditëve pas pajisjes me lejen apo autorizimin përkatës. Në rast të kundërt, kompanisë i hiqet leja e ushtrimit të aktivitetit. Gjithashtu, ministria ka propozuar që të rriten kapacitetet depozituese të kompanive të naftës. Në fakt detyrimi për të rritur kapacitetet depozituese do të rriste në të njëjtën kohë mundësinë nga ana e shoqërive për të pasur një prezencë sa më të qëndrueshme në treg. Konkretisht, ministria ka propozuar që kompanitë, të cilat tregtojnë karburante automjetesh e lëndësh djegëse të kenë një kapacitet minimal depozitues jo më pak se 3 mijë metra kub. Ndërsa për kompanitë që tregtojnë vajra lubrifikantë sipërfaqja për kapacitetin minimal depozitues të jetë jo më e vogël se 100 metra katrore. Kurse për kompanitë që tregtojnë gaz të lëngshëm kapaciteti minimal të jetë jo më pak se 500 metra kub.
Çmimet
Me rritjen e kapacitete depozituese, qeveria shpreson që ndryshimet e çmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare të reflektohen sa më pak të jetë e mundur në tregun vendas ose e thënë ndryshe për të ruajtur çmime sa më stabël në tregun vendas. Aktualisht çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare ka pësuar ulje në krahasim me disa ditë më parë. Një fuçi naftë në tregjet ndërkombëtare kuotohet me 130 dollarë. Por edhe pse në bursat ndërkombëtare çmimi i arit të zi ka pësuar ulje, një gjë e tillë nuk është reflektuar në tregun vendas. Çmimet e karburanteve nuk janë ulur. Por sipas tregtarëve, dy janë faktorët që ndikojnë rritjen e çmimit të naftës në treg, së pari janë detyrimet fiskale dhe i dyti është fakti ndërkombëtar. Madje sipas tyre, nafta që shitet në treg është importuar me çmime të larta dhe për këtë arsye çmimi i saj në treg nuk ulet.
Ndryshimet për importuesit e karburanteve
Kompanitë janë të detyruara që të kryejnë sigurimin e përgjegjësive ligjore për dëmtimet që mund t'u shkaktohet palëve të treta për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Sigurimi duhet të kryhet brenda 30 ditëve pas pajisjes me lejen apo autorizimin përkatës.
Sanksioni për moszbatimin e kësaj pike është heqja e lejes apo e autorizimit përkatës.
Kompanitë që tregtojnë karburante automjetesh dhe lëndë djegëse kanë një kapacitet depozitues jo më pak se 300 metra kub. Sipas ndryshime të propozuara, kapaciteti minimal duhet të jetë jo më pak se 3 mijë metra kub. Në rastet kur kjo leje jepet për disa kategori produktesh, depozitat duhet të jenë të ndara njëra nga tjetra për secilën kategori.
Kompanitë që tregtojnë vajra lubrifikantë kanë një sipërfaqe për kapacitetin minimal magazinues jo më pak se 50 metra kub. Sipas ndryshime të propozuara, kjo sipërfaqe duhet të jetë jo më pak se 100 metra kub.
Për kompanitë që tregtojnë gaz të lëngshëm GNL impiantet e depozitimit të gazit janë jo më pak se 50 metra kub. Sipas ndryshimeve të propozuara, kapaciteti minimal depozitues i instaluar duhet të jetë jo më pak se 500 metra kub.