Art dhe traditë në çdo gjerdan – Albana, 44 vjet rrobaqepëse dhe modeliste

Një jetë e tërë mes ngjyrave dhe formave të modës dhe traditës, Albana Bushati, rrobaqepëse dhe modeliste me 44 vite përvojë, na rrëfen rrugëtimin e zanatit të saj.
“Jam rrobaqepëse pre 44 vitesh. Puna është e lehtë, por do përkushtim. Jam e kënaqur se e bëj me qejf. Sipas kërkesës së klientit e bëj çdo gjë”, tha ajo.
Albana tregon se gjithnjë ka kërkesa për kostume popullore, madje edhe vetëm për një foto, që ta ruajnë si kujtim të çmuar.
“Veshjet janë të bukura, është traditë. Është mirë për ta trashëguar, njerëzit e kanë dëshirë, e marrin dhe sa për një foto. Duhet më i bo sa më të thjeshta, pasi njerëzit i blejnë edhe për nipër e mbesa”, thotë ajo.
Albana tregon nëse është e vështirë të ruash traditën apo ta përshtasësh me kohën.
“T’i ruash është e vështirë, pasi nuk gjenden dhe copat e dikurshëm dhe klienti do një gjë të thjeshtë.”, tha ajo.
Nëpërmjet punës së saj, tradita dhe moda bashkohen për të mbajtur gjallë traditën për brezat që vijnë.
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/