Art, sport dhe zeje – Shkolla “Riza Spahiu” në Kukës organizon panairin e tretë

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza Spahiu” zhvilluan aktivitete të ndryshme artistike dhe argëtuese në kuadër të programit “Art, Sport dhe Zeje”. Aktivitetet përfshinë ekspozita me punime dore, lojëra, këngë, valle dhe performanca të ndryshme.
Armir Danjolli, mësues i artit pamor, u shpreh se interesi i nxënësve për artin është i lartë dhe pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte masive.
“Pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme, ka shumë nxënës që kanë dëshirë dhe talent për të marrë pjesë”, u shpreh mësues i artit pamor.
Nxënësit e përfshirë në aktivitet e vlerësuan këtë panair si një mundësi të mirë për të shprehur talentin e tyre dhe për të zhvilluar aftësitë krijuese.
Programi “Art, Sport dhe Zeje” është një panair kombëtar që organizohet në shkolla të ndryshme të vendit. Ai ka për qëllim të angazhojë nxënësit në veprimtari jashtë klase dhe të evidentojë talentet që ata zotërojnë në fusha të ndryshme.
/rtsh.al/