E Diel, 1 Nëntor 2026

Arta Dobroshi sërish në festivalin e Cannes

Aktorja, tanimë e mirënjohur shqiptare, Arta Dobroshi sërish në Festivalin e Cannes. Filmi i saj "Trois Mondes" është pranuar në edicionin e 65 të këtij festivali.

Dobroshi do ta prezantojë filmin në Cannes bashkë me regjisoren Catherine Corsini nga Franca dhe dy aktorët tjerë të filmit, Raphael Personnaz dhe Clotilde Hesme. Premiera e filmit do të shfaqet në seleksionin "Un certain Regard".

Filmi është i gjatë 100 minuta.

Ky festival që është ëndërr e çdo aktori të jetë pjesë e tij, për Arta Dobrtoshin ëndrra ri përsëritet, pasi ajo edhe vite më parë, me filmin ‘Heshtja e Lornës’, ishte pjesë e tij.

Arta Dobroshi është kosovare, e cila karrierën e saj e ka nisur në Shqipëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›