Arta Musaraj merr cmimin International Sokrates Award

Profesoreshë Doktor Arta Musaraj merr çmimin “International Sokrates Award” si një nga pesë shkencëtarët më të spikatur të fushës së komunikimit për vitin 2012. Si e vetmja përfaqësuese ballkanike në universitete prestigjiozë si i Vjenës dhe i Romës që njihen si universitetet më të mëdhenj të Europës, Komiteti Sokrates, i Akademisë së Oksfordit dhe Asambleja e Çështjeve të Europës, pas një analizimi të kujdesshëm të mbi 500 kandidatëve, ndër 50 më të përzgjedhurit sipas kritereve të mirëpërcaktuara, ia dorëzoi këtë çmim Arta Musarajt.
Krijuese dhe drejtuese e Revistës Shkencore Ndërkombëtare “Academicus”, e të vetmes revistë shkencore në fushat socialë ekonomike dhe ligjore në gjuhën angleze në Shqipëri, pjesë e librarisë elektronike më të madhe në botë "Academic Search Complete" Prof Dr. Arta Musaraj është ftuar nga Instituti i Politikave Botërore në Uashington, në një referim mbi komunikimin ndërkulturor dhe ndërfetar në Ballkan ne fund të këtij muaji dhe i organizohet një axhendë takimesh në kongresin amerikan.