E Diel, 1 Nëntor 2026

Mauzoleumi i varrit mbreteror ne kuader te 100 vjetorit

Tashmë Ministria e Kulturës ne bashkëpunim me Instituitin e Monumenteve kanë gati projektin e Mauzoleumit të Nënës Mbretëreshë, i cili do të rindërtohet, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, Ku pritet të vijnë edhe eshtrat e mbretit Zog. pasi më 17 nëntor 1944 në ditën e çlirimit të Tiranës, forcat partizane e hodhën objektin në erë. Që nga ajo kohë s’është vënë dorë në objekt. Këshilltari i ministrit të kulturës Enton Derraj na bën me dije se sëshpejti do të nis puna për ringritjen e objektit me motivin për të vënë në vend një padrejtësi por edhe të risjellë një vepër monumentale ku do të prehen eshtrat e familjes mbretërore.

Derraj thotë se për afro një javë sapo të mbaroj edhe procesi i tenderimit do të nisë puna për realizimin e mauzoleumit, i cili është miratuar nga Komiteti i Festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë. Projekti arkitekturor është realizuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, dhe mbanë autorësinë Luçjano Bojaxhi. Ky projekt është i përafërt me atë të parin dhe ka marrë miratimin edhe të familjes mbretërore sipas Derrajt. Kostoja e tij është 20 milion e 800 mijë lekë.

Mauzoleu mendohet të ketë një sipërfaqe prej 75 metra katrorë me një lartësi 14. 7 metra, rreth një metër më i lartë se projekti i parë. Në qendër do të vendoset varri i Nënës Mbretëreshë, ndërsa në murin përballë do të vendosen pllakatet e varreve të familjes mbretërore.” Për sa i përket materialeve, mendohet që gjithë projekti të derdhet në mermer, dyshemeja dhe muret në mermer të bardhë, ndërsa varri dhe pllakatet në mermer të gjelbër në okërr. Objekti është i lartë 10m, ndërsa kupola 4.7m.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›