Meksike arratisen 130 te burgosur

Mbi 130 të burgosur janë në arrati pas një arratisjeje masive nga një burg i sigurisë së lartë në afërsi të kufirit me Shtetet e Bashkuara.
Të dënuarit u arratisën përmes një tuneli të gërmuar nga jashtë burgut dhe që kishte depërtuar përtej murit rrethues të impiantit.
Drejtori i burgut dhe dy punëtorë të tjerë po mbahen të ndaluar në lidhje me incidentin në burgun në Koahuila, ka deklaruar prokurori i përgjithshëm i shtetit.
Një gjueti e vërtetë njeriu po zhvillohet nga forcat policore, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë vënë në gatishmëri në rast se ndonjë nga të kërkuarit tenton të kalojë kufirin.
Të paktën 132 persona arritën të arratiseshin nga burgu në qytetin Piedras Negras, që ndodhet në kufi me Igëll Pas në Teksas, në pjesën veriore.
Një nga një, të dënuarit kaluan përmes një tuneli 2.9 metra të thellë dhe 7 metra të gjatë dhe dolën jashtë mureve të burgut, ka thënë prokurori i përgjithshëm Homero Ramos.
Qeveria e shtetit ka ofruar një shpërblim prej 15.600 dollarësh amerikanë për çdo informacion që do të çojë në arrestimin e secilit të burgosur.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një arratisje masive nga burgu në Koahuila, por është më e madhja e regjistruar në vitet e fundit, thotë korrespondenti i BBC.