E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arta u shpërblye në Berlinale

Përtej promovimit të projekteve filmike nëpërmjet posterëve dhe katalogëve, Kosova këtë vit, ka tërhequr vëmendjen në festivalin "Berlinale", shkaku i aktores Arta Dobroshi, e cila të hënën e 11 shkurtit u nderua me çmimin “Shooting Star 2013”.

 
Aktorja nga Kosova, Arta Dobroshi, është cilësuar si një nga dhjetë aktorët më të mirë evropianë, kjo në kuadër të “European Film Promotion”, pjesë e së cilës është edhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

 
Arta  tashmë është një emër i njohur edhe përtej hapësirës shqiptare për bashkëpunimet e saj me disa regjisorë të rëndësishëm.

Përveç Arta Dobroshit nga Kosova, 10 aktorët më të mirë të rinj të Europës për 2013 janë: Mikel Boe Folksgaard nga Danimarka, Laura Birn nga Finlanda, Christa Theret nga Franca, Saskia Rosendahl nga Gjermania, Luca Marinelli nga Italia, Ada Condeescu nga Rumania, Jure Henigman nga Sllovenia, Nermina Lukac nga Suedia dhe Carla Juri nga Zvicra. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›