“Pas lindjes së fëmijës, stresohem më pak”

Adele thotë se djali i saj i vogël e ka ndihmuar rreth largimit të stresit të madh që ka pasur ajo më parë, në lidhje me punën.
Këngëtarja 24 vjeçare ka lindur fëmijën e saj të parë me të dashurin Simon Konecki, në tetor.
Adele morri pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve Grammy që u mbajtë të dielën në Los Angeles, por tha se nuk është brengosur nëse do të vlerësohej me ndonjë çmim apo jo në këtë ceremoni.
“Nuk jam stresuar aspak rreth kësaj çështje. Në jetë duhet të ndash disa prioritete rreth asaj se për çfarë ju duhet të stresoheni dhe për çfarë të brengoseni kur bëheni me fëmijë”, shpjegoi ajo.
Përfundimisht, Adele morri një çmimë në Grammy. Ajo u vlerësua me performancën e saj live për këngën “Set fire to the rain”. /Indeksonline/