E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jehona e ‘The Voice’ publikon këngën e parë

Menjëherë pas përfundimit të spektaklit ‘The voice of Albania’ pjesëmarrësit, e sidomos ata që arritën të kualifikohen deri në etapat më të rëndësishme të këtij formati, kanë nisë menjëherë punën në ndërtimin e karrierës muzikore.

Jehona Lumi, pjesëmarrësja nga grupit i Elton Dedës e cila arriti deri në netët live, ka sjellë këngën e saj të parë të titulluar ‘Era’ me të cilën njëherit po garon në festivalin e muzikës, ‘Top Fest 10’.

Jehona mbrëmë ka plasuar singëllin e saj të parë i cili menjëherë ka marrë kritika pozitive nga fansat.

Ndërkaq, pjesëmarrja e konkurrentëve të ‘The Voice’ në festivalin ‘Top Fest’ është praktikuar edhe nga pjesëmarrësit e edicion të kaluar të ‘The Voice’ ./Indeksonline/

/>
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›