E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ndihmatë tjera për zonat epërmbytura në Shkodër

PRISHTINE- Kosova vazhdon të tregojë solidaritetin e saj me banoret e përmbytur në Shkodër. Një tjetër kontigjent me ndihma ka mbërritur në bazën e Gjadrit, ku Shoqata e Prodhuesve të Qumështit Kosovë, në bashkëpunim me fondacionin Civitas Albania kanë sjellë 40 ton ndima bazë ushqimore për bagëtinë konkretisht, 30 ton barë të thatë si dhe 10 ton koncentrat.

Përfaqësuesi i kësaj shoqate Behlul Behluli, ka theksuar faktin se këto ndihma janë një detyrim që qytetarët dhe bizneset e Kosovës kanë ndaj popullit shqiptar dhe ky është vetëm fillimi i kësaj ndihme mjaft të rëndësishme në këtë moment të vështirë me të cilin po perballen banorët e Shkodres, - ka vijuar ai.

Kontigjenti i ndihmave të mbërritura nga Kosova është i destinuar për zonën e Dajcit dhe të Bërdicës, pasi të vetmin burim jetese këto zona kanë bujqësinë dhe blegtorinë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›