E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Hoxha: Edi Rama si xha Sulo te filmi Kapedani

artanArtan Hoxha, duke komentuar vendimin e Ramës për të mbledhur qeverinë në Vlorë, shprehet se ai është bërë si xha Sulo. se Rama është i fiksuar pas formës, duke akuzuar se Rilindja është rrëzuar përderisa është në një bashkëjetesë në qeverisje me ish-patericën e atij që ai e quan regjim.

Edi Rama është fiksuar në ekstrem pas formës. Shkroi Kurban-in para Rilindjes, shpalli Rilindjen, evokoi përmbysjen e regjimit, kandidoi në emër të saj në Vlorën e Pavarësisë dhe po kështu mbledh kandidatët për ministra në Vlorë. Por e gjithë kjo simbolikë, sado insistuese, nuk mbulon faktin që Rilindja mbeti në vendnumëro dhe i duhet të bashkëjetojë me ish-patericën e regjimit dhe pjesën e politikës së vjetër.

Ndaj të gjitha këto që bën Edi Rama më kujtojnë ëndrrën e xha Sulos tek filmi Kapedani, i cili në ëndërr lufonte kundra turkut, grekut, italianit e gjermanit bashkë…, deklaroi për gazetën Shqiptarja.com, Artan Hoxha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›