E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE kërkoi godinën e SHQUP-it, por u refuzua nga qeveria?

shtepiaGodina e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, e cila me vendimin e Berishës do të kalojë nën pronësinë e PD-së, duket se është kërkuar edhe nga ana e OSBE-së.

Mësohet se misioni i OSBE-së në Tiranë ka hyrë në tratativa me qeverinë shqiptare në fund të vitit 2011 për ta marrë SHQUP-in dhe shndërruar në seli të OSBE-së. Zyra e kësaj organizate në Tiranë ka patur një ofertë konkrete për qeverinë e zotit Berisha ku përfshihej modernizimi i godinës, përfshi gadishmërinë e pagimit të një qiraje mijëra euroshe për çdo muaj, raporton Top Channel.

Tratatativat e OSBE-së për këtë çështje mësohet se kanë zgjatur dy vjet, por në fund kanë rezultuar të pasuksesshme. Përgjigja negative e qeverisë shqiptare për OSBE-në ishte argumentuar me faktin se  SHQUP-i ishte një pronë e ushtrisë, ajo kishte vlera historike dhe përfshihej në planet e ushtrisë në kuadër të NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›